Psalmet 42:1-11

  • Të lëvdojmë Perëndinë si Shpëtimtarin e Madh

    • I etur për Perëndinë (1, 2)

    • «Pse e kam shpirtin të helmuar?» (5, 11)

    • «Perëndinë do të pres» (5, 11)

Për mjeshtrin e korit. Maskil* i bijve të Korahut.+ 42  Si drenusha që digjet nga dëshira për rrëketë e ujit, ashtu digjem edhe unë* për ty, o Perëndi!   Jam i etur* për Perëndinë, po, për Perëndinë e gjallë.+ Kur do të shkoj e të dal para* Perëndisë tim?+   Lotët më janë bërë ushqim ditë e natë;gjithë ditën më tallin e më thonë: «E ku është Perëndia yt?»+   Ja ç’kujtoj dhe ty ta zbraz zemrën: dikur ecja bashkë me një mori njerëzish,me madhështi* i prija për në shtëpinë e Perëndisëme këngë gëzimi e falënderimi në gojë,me këngët e një turme që festonte.+   Pse e kam shpirtin* të helmuar?+ Pse më vlojnë këto ndjenja të trazuara në gji? Perëndinë do të pres,+sepse do ta përlëvdoj sërish si Shpëtimtarin tim të Madh.+   O Perëndia im, e kam shpirtin të helmuar,+ja pse të kujtoj+ nga vendi i Jordanit,nga kreshtat e Hermonit, nga mali Mizar.*   Kur ushtojnë ujëvarat e tua,ujërat e thella u thërrasin ujërave të thella;të gjitha dallgët e tua të tërbuara më kanë përpirë.+   Ditën Jehovai do të më tregojë dashuri besnike,ndaj natën unë do t’i thur një këngë, një lutje Perëndisë së jetës sime.+   Do t’i them Perëndisë, shkrepit tim: «Pse më ke harruar?+ Pse të endem i trishtuar për faj të armiqve që më shtypin?»+ 10  Gjithë ligësi* armiqtë e mi më tallin;tërë ditën më tallin e thonë: «E ku është Perëndia yt?»+ 11  Pse e kam shpirtin të helmuar? Pse më vlojnë këto ndjenja të trazuara në gji? Perëndinë do të pres,+sepse do ta përlëvdoj sërish si Shpëtimtarin tim të Madh dhe si Perëndinë tim.+

Shënimet

Ose «digjet edhe shpirti im».
Ose «Shpirti im është i etur».
Domethënë, të shkojë në shtëpinë e Perëndisë.
Ose «dalëngadalë».
Ose «mali i vogël».
Një mundësi tjetër «Sikur të m’i thërrmonin kockat».