Psalmi 77:1-20

  • Lutje në kohë vuajtjesh

    • Të meditojmë për veprat e Perëndisë (11, 12)

    • «Cili perëndi është kaq madhështor?» (13)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.* Psalm i Asafit.+ Këngë. 77  Me zërin tim do t’i thërras Perëndisë,po, Perëndisë do t’i thërras, dhe ai ka për të më dëgjuar.+  2  Në kohë vuajtjesh kërkoj Jehovain;+natën drejt tij i shtrij duart në lutje pa pushim,*por shpirti* im s’gjen ngushëllim.  3  Ç’mall më pushton kur kujtoj Perëndinë!+ Shpirti më trazohet dhe më sosen fuqitë.*+ (Selah)  4  Prej teje s’vë gjumë në sy;jam aq i turbulluar, sa nuk flas dot.  5  Sjell ndër mend ditët e lashta,+vitet e së shkuarës së largët kujtoj.  6  Gjatë natës kujtoj këngën time;*+bluaj në mendje+ dhe me kujdes hetoj*në kanë përgjigje pyetjet e mia.  7  Vallë, përgjithnjë do të na flakë tej Jehovai?+ Nuk do të kemi më kurrë pëlqimin e tij?+  8  Thua të ketë marrë fund përgjithnjë dashuria e tij besnike? Vallë asnjë nga brezat nuk do ta shohë premtimin e tij të përmbushet?  9  Mos ka harruar Perëndia të na japë pëlqimin e tij?+ Mos vallë zemërimi ia ka zënë frymën mëshirës së tij? (Selah) 10  A të vazhdoj ende të them: «Ja ç’më mundon:*+ Më i Larti nuk na ndihmon më me të djathtën e tij.» 11  Do të kujtoj veprat e tua, o Jah,po, do të kujtoj veprat e tua të mrekullueshme të kohëve më parë. 12  Do të meditoj për të gjitha veprat e tua,po, për mënyrën si vepron, do të mendoj thellë.+ 13  O Perëndi, udhët e tua janë të shenjta. Cili perëndi është kaq madhështor sa ti, o Perëndi?!+ 14  Ti je Perëndia i vërtetë që bën gjëra të mrekullueshme;+ti ua ke treguar forcën tënde popujve.+ 15  Me krahun tënd të fuqishëm e ke shpëtuar* popullin tënd,+bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Selah) 16  Ujërat të panë, o Perëndi,ujërat të panë dhe u turbulluan,+ujërat e thella nisën të trazoheshin. 17  Nga retë ujë vërshoi,qiejt me re të zeza gjëmuane sa andej këtej fluturuan shigjetat e tua.+ 18  Bubullima jote gjëmonte+ si rrotat e karrocave;shkrepëtimat e vetëtimave ndriçonin mbarë tokën,+e ajo zuri të dridhej e të lëkundej.+ 19  Një udhë përmes detit hape,+një shteg përmes ujërave të shumta,por gjurmët e tua nuk i gjeti askush. 20  Me dorën* e Moisiut dhe të Aronit,+i prive si një kope popullit tënd.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «pa u mpirë».
^ Fjalë për fjalë «më soset fryma».
^ Ose «muzikën time me instrumente me tela».
^ Fjalë për fjalë «fryma ime heton».
^ Ose «ç’ma shpon shpirtin».
^ Fjalë për fjalë «e ke shpenguar». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Ose «Nën kujdesin».