Psalmi 78:1-72

  • Izraeli s’tregoi besim; Perëndia u kujdes

    • ‘Do t’i tregojmë brezit që do të vijë’ (2-8)

    • «Nuk treguan besim te Perëndia» (22)

    • ‘Gruri i qiellit’ (24)

    • «Ia copëtuan zemrën të Shenjtit të Izraelit» (41)

    • Nga Egjipti në Tokën e Premtuar (43-55)

    • «E sfidonin pareshtur Perëndinë» (56)

Maskil.* Psalm i Asafit.+ 78  Dëgjoje, o populli im, ligjin tim!* Vërua veshin fjalëve të gojës sime!  2  Do të them një proverb,do të tregoj gjëegjëza të kohëve të lashta.+  3  Gjërat që kemi dëgjuar e që i dimë,ato që vetë etërit tanë na kanë treguar,+  4  nuk do t’ua fshehim bijve të tyre;po, brezit që do të vijë, do t’i tregojmë+për veprat e lavdishme të Jehovaitpër forcën e tij,+ për mrekullitë që ka bërë.+  5  Jakobit i dha një rregull* dhe një ligj nxori në Izrael;paraardhësit tanë urdhëroi, që këto t’ua tregonin fëmijëve të tyre,+  6  që brezi i ardhshëm, fëmijët që do të lindnin,t’i dinin+ e t’ua tregonin fëmijëve të tyre.+  7  Atëherë Perëndia do të ishte për ta burim sigurie. Ata nuk do t’i harronin veprat e Perëndisë,+por do t’i zbatonin urdhërimet e tij.+  8  Atëherë nuk do t’u ngjanin paraardhësve të tyre,një brezi kokëfortë e rebel,+një brezi me zemër të lëkundur,*+një brezi me zemër* të pabesë ndaj Perëndisë.  9  Efraimitët ishin të armatosur me harqe,por u sprapsën ditën e betejës. 10  Ata s’e respektuan besëlidhjen me Perëndinë+dhe refuzuan të ecnin sipas ligjit të tij.+ 11  Edhe veprat e tij i harruan,+veprat e mrekullueshme që shpalosi para tyre.+ 12  Në sy të paraardhësve të tyre ai bëri mrekulli,+në vendin e Egjiptit, në rajonin e Zoanit.+ 13  Ndau detin që t’i linte të kalonin,bëri që ujërat të ngriheshin si mure.*+ 14  Ditën u printe me një re,kurse natën, me dritën e një zjarri.+ 15  Çau shkëmbinj në shkretëtirë,i la të pinin me bollëk, si nga uji që gufon nga thellësia e tokës.+ 16  Nga shkrepi nxori ujë, që vërshoi si lumë.+ 17  Por ata vazhduan të mëkatonin kundër tijkur ngritën krye kundër Më të Lartit në shkretëtirë.+ 18  Zemra i shtyu që Perëndinë të sfidonin;*+i kërkonin ushqimin që e dëshironin aq shumë. 19  Kështu ngritën zërin kundër Perëndisë e thanë: «A shtron dot Perëndia një sofër në shkretëtirë?»+ 20  Ja, ai goditi një shkëmb,e ujërat rrodhën e përrenjtë vërshuan.+ «Po bukë, a na jep dot? A mund t’i japë mish popullit të tij?»+ 21  Jehovait i hipi zemërimi kur i dëgjoi;+zjarr+ u ndez kundër Jakobit,po, i vloi zemërimi kundër Izraelit,+ 22  se nuk treguan besim te Perëndia,+nuk patën besim se ai mund t’i shpëtonte. 23  Atëherë u dha urdhër qiejve të veshur me redhe hapi dyert e qiellit. 24  Pareshtur u solli manë nga lart, që të hanin,me grurin e qiellit i ushqeu.+ 25  U dha të hanin bukën e të fuqishmëve,*+u siguroi ushqim sa të ngopeshin.+ 26  E ngriti erën e lindjes në qiell,me forcën e tij e bëri jugën të frynte.+ 27  Derdhi si shi mbi ta aq shumë mish sa pluhuri i tokës,aq shumë zogj sa rëra në breg të detit. 28  Bëri që këta të binin në mes të kampit,rreth e qark tendave të tij. 29  Ai u dha ç’u deshi shpirtidhe ata hëngrën sa u dendën.+ 30  Por para se të ngopnin grykësinë e tyre,kur ushqimin e kishin ende në gojë, 31  zemërimi i Perëndisë u ndez kundër tyre;+ai i vrau më të fuqishmit mes tyre,+i shembi përtokë djemtë e rinj të Izraelit. 32  Mirëpo ata mëkatuan edhe më shumë+e nuk treguan besim në veprat e tij të mrekullueshme.+ 33  Atëherë ai u dha fund ditëve të tyre si të ishin avull,+e viteve të tyre, me anë të tmerreve të papritura. 34  Por sa herë që vriste disa nga ata, populli e kujtonte,+kthehej e kërkonte sërish Perëndinë. 35  Kujtoheshin që Shkëmbi i tyre ishte Perëndia,+që Perëndia Më i Lartë ishte Shpenguesi* i tyre.+ 36  Por me gojë u munduan ta mashtronin,e përdorën gjuhën për ta gënjyer. 37  S’ishin të vendosur në zemër që t’i shërbenin,+nuk i ndenjën besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të.+ 38  Por ai ishte i mëshirshëm,+ua falte* fajin e nuk i zhdukte nga faqja e dheut.+ Shumë herë e ndali zemërimin+ e nuk e shfreu gjithë tërbimin e tij, 39  sepse nuk harronte që ishin veçse njerëz,*+veçse erë që fryn tutje e s’kthehet më.* 40  Sa herë ngritën krye kundër tij në shkretëtirë,+sa herë e lënduan në vendin e shkretë!+ 41  Sa e sa herë e vunë në provë Perëndinë+dhe ia copëtuan* zemrën të Shenjtit të Izraelit. 42  Harruan me ç’dorë të fuqishmei shpëtoi* ditën kur i çliroi nga armiku;+ 43  harruan si bëri shenja në Egjipt,+dhe mrekulli në rajonin e Zoanit; 44  harruan si i shndërroi kanalet e Nilit në gjak,+që të mos pinin nga rrjedhat e tij. 45  Ai dërgoi mbi egjiptianët re zekthash që t’i mundonin me pickime,+u dërgoi bretkosa që ta rrënonin vendin.+ 46  Të korrat e tyre ua dha karkalecave të pangopure frytin e mundit të tyre ua la karkalecave migrues.+ 47  Hardhitë e tyre i shkatërroi me breshër,+fiqtë e Egjiptit i rrënoi me breshër kokërrmadh. 48  Kafshët e tyre të barrës i la në dorë të breshrit,+bagëtitë ua dha rrufeve.* 49  Lëshoi mbi ta zemërimin e tij të zjarrtë,furi, indinjatë, vuajtje dhe ushtri engjëjsh që sollën të këqija. 50  Zemërimit të tij i hapi rrugë e nga vdekja nuk i kurseu;*jetën e tyre e la në dorë të murtajës. 51  Në fund goditi tërë të parëlindurit e Egjiptit,+çdo fryt të parë që lindi* në tendat e Kamit. 52  Pastaj e nxori popullin e tij prej andej si të ishin dele+e si kope i priu në shkretëtirë. 53  Të sigurt ndiheshin teksa ai u printe,aspak s’u frikësuan,+ se armiqtë i mbuloi deti.+ 54  Në territorin e tij të shenjtë i çoi,+në rajonin malor që shtiu në dorë me të djathtën e tij.+ 55  Para syve të tyre i dëboi kombet;+u caktoi një trashëgimi me litarin për matje+dhe çdo fis i Izraelit banoi në shtëpinë e vet.+ 56  Por ata e sfidonin* pareshtur Perëndinë, Më të Lartin,kundër tij ngrinin krye,+ e përkujtuesve të tij s’u kushtonin vëmendje.+ 57  E braktisnin dhe ishin po aq të pabesë sa paraardhësit e tyre;+ishin po aq të pabesë sa ç’është një hark i shtendosur.+ 58  Me vendet e larta* e fyenin,+me shëmbëlltyrat e skalitura ia ndiznin zemërimin.*+ 59  Perëndia e pa këtë dhe i vloi zemërimi,+ndaj Izraelin e hodhi poshtë krejt. 60  Në fund braktisi tabernakullin e Shilohut,+po, tendën ku kishte banuar mes njerëzve.+ 61  Simbolin e forcës së tij e la të binte në robëri,shkëlqimin e tij e la në dorë të kundërshtarit.+ 62  Popullin e vet ia dorëzoi shpatës+dhe i vloi zemërimi kundër trashëgimisë së tij. 63  Të rinjtë e tyre i përpiu zjarrie për virgjëreshat s’u kënduan* këngë dasme. 64  Priftërinjtë ranë të vdekur nga shpata+e vejushat e tyre nuk derdhën lot.+ 65  Pastaj Jehovai u zgjua si nga gjumi,+si zgjohet një i fuqishëm+ kur bëhet esëll nga vera. 66  Kundërshtarët e vet i sprapsi+ dhe i poshtëroi njëherë e mirë. 67  Tendën e Jozefit e hodhi poshtëdhe nuk e zgjodhi fisin e Efraimit. 68  Por zgjodhi fisin e Judës,+malin Sion, të cilin e ka shumë për zemër.+ 69  Shenjtëroren e tij e bëri aq të qëndrueshme sa qiejt,*+të patundur si toka, që e ka themeluar të qëndrojë përjetë.+ 70  Zgjodhi Davidin,+ shërbëtorin e tij,dhe e mori nga vathat e deleve+ 71  tek kujdesej për delet që mëndnin. E bëri barí të Jakobit, popullit të tij,+po, të Izraelit, trashëgimisë së tij.+ 72  Ai i kulloti me një zemër plot integritet*+dhe u priu me zotësinë e duarve.+

Shënimet

^ Ose «Dëgjoji, o populli im, mësimet e mia!»
^ Ose «një përkujtues».
^ Fjalë për fjalë «të papërgatitur».
^ Ose «frymë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «digë».
^ Fjalë për fjalë «të vinin në provë».
^ Ose «e engjëjve».
^ Ose «Hakmarrësi».
^ Fjalë për fjalë «ua mbulonte».
^ Fjalë për fjalë «mish».
^ Një mundësi tjetër «që fryma ikën e nuk kthehet më».
^ Ose «ia hidhëruan».
^ Fjalë për fjalë «i shpengoi». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Një mundësi tjetër «etheve përvëluese».
^ Ose «nuk ua kurseu shpirtin».
^ Ose «fillimin e fuqisë së tyre riprodhuese».
^ Fjalë për fjalë «e vinin në provë».
^ Ose «e bënin xheloz».
^ Fjalë për fjalë «virgjëreshat e tij nuk u lëvduan».
^ Fjalë për fjalë «Shenjtëroren e ngriti si majat e larta».