Psalmet 96:1-13

  • «Këndojini Jehovait një këngë të re»

    • Jehovai, i denjë të lëvdohet mbi këdo (4)

    • Perënditë e popujve janë të kota (5)

    • Adhuroni të stolisur me veshje të shenjta (9)

96  Këndojini Jehovait një këngë të re!+ Këndojini Jehovait, të gjithë ju banorë të tokës!+   Këndojini Jehovait, lëvdoni emrin e tij! Ditë për ditë shpallni lajmin e mirë të shpëtimit që sjell ai.+   Bëjini jehonë lavdisë së tij mes kombeve,gjithë veprave të tij të mrekullueshme mes popujve!+   I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet. Ai të ngjall nderim të thellë më shumë se tërë perënditë.   Tërë perënditë e popujve janë të kota,+por Jehovai është ai që ka bërë qiejt.+   Madhështia* dhe shkëlqimi e rrethojnë,+fuqia dhe bukuria stolisin shenjtëroren e tij.+   Jepini Jehovait nderimin që i takon, o fise të tërë popujve! Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+   Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+ Sillini një dhuratë dhe ejani në oborret e tij!   Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!* Ejani me dridhma para tij, të gjithë ju banorë të tokës! 10  Shpallni ndër kombe: «Jehovai është bërë Mbret!+ Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.* Ai do t’i gjykojë popujt* me drejtësi.»+ 11  Qiejt le të gëzojnë dhe toka të ketë hare! Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që mban ai!+ 12  Le të ngazëllojnë fushat dhe çdo gjë që është në to!+ Le të lëshojnë njëzëri britma gëzimi tërë drurët e pyllit+ 13  para Jehovait, sepse ai po vjen,*po vjen të gjykojë tokën. Ai do ta gjykojë me drejtësi tokën e banuar+dhe me besnikëri gjithë popujt.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Lavdia».
Ose «Adhuroni».
Një mundësi tjetër «nga shkëlqimi i shenjtërisë së tij!»
Ose «nuk mund të lëkundet».
Ose «do të mbrojë çështjen e popujve».
Ose «ka ardhur».