Psalmi 120:1-7

  • Një i huaj dëshiron me zjarr paqen

    • ‘Më shpëto nga gjuha që nxjerr veç mashtrime’ (2)

    • «Unë dua paqe» (7)

Këngë e ngjitjeve.* 120  Në pikë të hallit i thirra për ndihmë Jehovait,+e ai m’u përgjigj.+  2  Më shpëto,* o Jehova, nga buzët gënjeshtare,nga gjuha që nxjerr veç mashtrime.  3  Ç’do të të bëjë Ai, o gjuhë mashtruese,+e si do të të ndëshkojë?*  4  Me shigjeta të mprehta+ luftëtarësh do të të qëllojëe do të të përvëlojë me thëngjij+ gjineshtre.  5  I mjeri unë! Si i huaj kam jetuar në Meshek+e kam banuar mes tendave të Kedarit.+  6  Për shumë kohë kam qëndruarmes atyre që e urrejnë paqen.+  7  Unë dua paqe, por, sapo flas për të,ata më shpallin luftë.

Shënimet

Ose «Shpëtoje shpirtin tim».
Fjalë për fjalë «e ç’do të të shtojë».