Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PYETJA 6

Çfarë parathoshte Bibla për Mesinë?

PROFECIA

«Nga ti, o Betlehem-Efratah, . . . do të dalë për mua ai që do të qeverisë në Izrael.»

Mikea 5:2

PËRMBUSHJA

«Pas lindjes së Jezuit në Betlehem të Judesë, në ditët e mbretit Herod, disa astrologë nga Lindja shkuan në Jerusalem.»

Mateu 2:1

PROFECIA

«Mes tyre i ndajnë rrobat e mia dhe për veshjen time hedhin short.»

Psalmi 22:18

PËRMBUSHJA

«Pasi e gozhduan Jezuin në shtyllë, ushtarët morën rrobën e tij dhe e ndanë në katër pjesë . . . . Mirëpo veshja e poshtme ishte pa asnjë qepje, e endur nga fillimi në fund. Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Të mos e grisim, por të hedhim short se e kujt do të jetë.’»

Gjoni 19:​23, 24

PROFECIA

«Tërë kockat e tij, ai i ruan, dhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.»

Psalmi 34:20

PËRMBUSHJA

«Kur vajtën te Jezui, panë që tashmë kishte vdekur, prandaj nuk ia thyen këmbët.»

Gjoni 19:33

PROFECIA

«Atë e shpuan tejpërtej për shkeljet tona.»

Isaia 53:5

PËRMBUSHJA

«Një nga ushtarët e shpoi në brinjë me heshtë, dhe menjëherë doli gjak e ujë.»

Gjoni 19:34

PROFECIA

«Ata ma dhanë pagën: 30 monedha argjendi.»

Zakaria 11:​12, 13

PËRMBUSHJA

«Pastaj një nga të Dymbëdhjetët, ai që quhej Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha: ‘Ç’do të më jepni që ta tradhtoj e ta dorëzoj në duart tuaja?’ Ata ranë dakord për 30 monedha argjendi.»

Mateu 26:​14, 15; 27:5