Psalmet 28:1-9

  • Lutja e psalmistit dëgjohet

    • ‘Jehovai, forca dhe mburoja ime’ (7)

Psalm i Davidit. 28  Ty të thërras pareshtur, o Jehova, o Shkëmbi im,+mos i mbyll veshët, dëgjoje zërin tim. Nëse nuk më përgjigjesh, do të katandisem si ata që përfundojnë në gropë.*+   Dëgjomi përgjërimet kur të thërras për ndihmë,dëgjomë kur në lutje i ngre duart drejt Më të Shenjtës në shenjtëroren tënde.+   Mos më ndëshko bashkë me të ligjtë, me ata që bëjnë veç keq,+me ata që u flasin miqësisht* shokëve të tyre, por në zemër u prehet ligësia.+   Shpaguaji sipas veprave të tyre,+sipas zakoneve të tyre të liga! Kthejua sipas veprave të duarve të tyre,jepua hakun siç e meritojnë,+   sepse e shpërfillin atë që bën ti, o Jehova,+e për veprën e duarve të tua, s’duan t’ia dinë.+ Ai do t’i shembë përtokë e më nuk do t’i rimëkëmbë.   Jehovai qoftë lëvduar,sepse i ka dëgjuar përgjërimet e mia për ndihmë!   Jehovai është forca ime,+ mburoja ime;+zemra ime tek ai ka besim.+ Gjithë gëzim zemra më gufon, se ai më është bërë krah, ndaj me këngën time do ta lëvdoj.   Jehovai është forca e popullit të tij,kalaja dhe shpëtimtari i madh i të mirosurit* të vet.+   Shpëtoje popullin tënd, bekoje trashëgiminë tënde.+ Kullote e në krahët e tu mbaje përgjithnjë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «varr».
Fjalë për fjalë «u flasin për paqe».