Psalmet 10:1-18
ל [Lamed]
10 O Jehova, pse rri larg?
Pse fshihesh në kohë vuajtjesh?+
2 Gjithë arrogancë, i ligu e ndjek këmba-këmbës të pambrojturin,+por ai vetë do të zihet në lakun e intrigave që kurdis.+
3 I ligu krenohet me dëshirat e tij egoiste+dhe i jep bekimin e vet lakmitarit;*נ [Nun]nuk ka pikë respekti për Jehovain.
4 Nga fodullëku, i ligu s’do t’ia dijë për Perëndinë
dhe krejt i bindur thotë: «S’ka Perëndi!»+
5 Atij i ecën mbarë në çdo gjë që bën,+ndaj ligjet e tua ai s’i rrok dot me mend.+
Gjithë armiqtë e vet i duken qesharakë*
6 dhe thotë me vete:* «S’do të lëkundem kurrë!
S’do të më gjejë asnjë e keqe, brez pas brezi!»+
פ [Pe]
7 Nga goja i dalin veç mallkime, gënjeshtra e kërcënime;+në majë të gjuhës ka veç fjalë që hapin plagë e telashe.+
8 Zë pritë pranë fshatravee nga vendi ku fshihet, ia merr jetën të pafajshmit.+
ע [Ajën]
I mban sytë hapur për ndonjë viktimë të mjerë,+
9 e në vendin ku fshihet, pret si luani në strofkën e vet,*+që të pambrojturin me kthetra ta mbërthejë,e në dorë e shtie kur e zë në rrjetë.+
10 Viktima dërrmohet e shembet përdhe,po, në kthetrat e tij bie i mjeri.
11 I ligu thotë me vete: «Perëndia ka harruar,+i ka mbyllur sytë* e kurrë nuk vë re.»+
ק [Kof]
12 Ngrihu, o Jehova!+
Ngrije dorën tënde të fuqishme,+ o Perëndi!
Të pambrojturin mos e harro!+
13 Pse, o Perëndi, nuk ka pikë respekti për ty i ligu?
Ai thotë me vete: «Perëndia s’ka për të më kërkuar llogari!»
ר [Resh]
14 Por pa dyshim, ti sheh çdo hall e vuajtje,ti sheh dhe i merr vetë gjërat në dorë;+te ti vjen për ndihmë viktima e mjerë,+te ti gjen ndihmë jetimi.*+
ש [Shin]
15 Thyeja krahët njeriut të lig dhe mizor,+ndëshkoje për gjithë ligësinë e tij,derisa të mos i mbetet më grimcë ligësie.
16 Jehovai është Mbret në jetë të jetëve.+
Kombet armike janë shuar nga faqja e dheut.+
ת [Ta]
17 Por ti, o Jehova, do ta dëgjosh kërkesën e zemërbutëve,+do t’ua forcosh zemrën+ e do t’u kushtosh gjithë vëmendjen tënde.+
18 Ti do t’i sigurosh drejtësi jetimit dhe të dërrmuarit,+që çdo vdekatar mbi faqen e dheut të mos u kallë më frikën.+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «dhe lakmitari bekon veten».
^ Ose «i përqesh; i përbuz».
^ Fjalë për fjalë «në zemër».
^ Ose «në shkurre».
^ Fjalë për fjalë «e ka larguar fytyrën».
^ Ose «fëmija pa baba».