Psalmi 146:1-10

  • Të besojmë te Perëndia, jo te njeriu

    • Kur njeriu vdes, mendimet e tij marrin fund (4)

    • Perëndia i ngre ata që janë kërrusur nga hallet (8)

146  Lëvdoni Jah!*+ Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+  2  Gjithë jetën time Jehovain do të lëvdoj. Sa të kem frymë, Perëndisë tim do t’i këndoj lavde.*  3  Mos kini besim te princat,*as te ndonjë bir njeriu që nuk sjell dot shpëtim.+  4  Kur fryma* i del, njeriu kthehet prapë në dhé;+po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.+  5  Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë!+ Lum ai që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+  6  te Bërësi i qiellit, i tokës, i detitdhe i gjithçkaje që është në ta,+tek Ai që është gjithnjë besnik,+  7  tek Ai që u siguron drejtësi të shtypurve,tek Ai që u jep bukë të uriturve;+po, Jehovai i çliron ata që janë nën vargonj.+  8  Jehovai u kthen dritën e syve të verbërve;+Jehovai i ngre ata që janë kërrusur nga hallet;+Jehovai i do të drejtët.  9  Jehovai i mbron të ardhurit;ai u bëhet krah jetimëve* dhe vejushave,+por të ligjve ua prish planet.*+ 10  Jehovai do të jetë Mbret përjetë,+po, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi! Lëvdoni Jah!*

Shënimet

^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «do t’i luaj melodi».
^ Ose «fisnikët».
^ Ose «forca e jetës». Shih Fjalorthin «Fryma».
^ Ose «fëmijëve pa baba».
^ Ose «ua bën udhën të shtrembër».
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.