Psalmi 114:1-8

  • Izraeli del nga Egjipti

    • Deti ia mbathi (5)

    • Malet kërcyen si desh (6)

    • Shkëmbin prej stralli e ktheu në burime uji (8)

114  Kur Izraeli doli nga Egjipti,+kur shtëpia e Jakobit u largua nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,  2  Juda u bë shenjtërorja e Tij,*Izraeli, mbretëria e Tij.+  3  Deti pa dhe ia mbathi;+Jordani u kthye mbrapsht.+  4  Malet kërcyen si desh+dhe kodrat si qengja.  5  Pse ia mbathe, o det?+ Pse u ktheve mbrapsht, o Jordan?+  6  Pse kërcyet si desh, o male,e ju, o kodra, si qengja?  7  Dridhu, o tokë, para Zotërisë,para Perëndisë së Jakobit,+  8  që e kthen vendin shkëmbor në pellg plot kallamishtedhe shkëmbin prej stralli në burime uji.+

Shënimet

Ose «vendi i Tij i shenjtë».