Psalmet 58:1-11

  • Ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën

    • Lutje për ndëshkimin e të ligjve (6-8)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.* 58  E si mund të flitni për drejtësinë nëse rrini në heshtje?!+ A mund të gjykoni vallë me drejtësi ju, o bij të njerëzve?!+   Jo! Ju ushqeni ligësi* në zemrat tuaja,+dhe duart tuaja bëjnë veç keq në mbarë vendin!+   Të ligjtë dalin nga udha e drejtë* që në bark të nënës;janë rebelë e gënjeshtarë që nga lindja.   Nga goja vjellin helm si të gjarprit;+janë të shurdhër si kobra që veshët i mbyll   për të mos dëgjuar zërin e hipnotizuesit,ndonëse mund ta magjepsë me shumë mjeshtëri.   O Perëndi, thyejua dhëmbët krejt! O Jehova, thërrmojua nofullat këtyre luanëve!*   U zhdukshin si ujërat që shteren! E tendostë Perëndia harkun dhe i rrëzoftë me shigjetat e tij!   U bëfshin si kërmilli që tretet tek ecën,si foshnja që lind e vdekur e që diellin kurrë s’e sheh!   Para se tenxheret tuaja të nxehen nga flakët e ferrave,të gjelbra a në flakë qofshin këto, Ai do t’i fluturojë tutje si një erë e stuhishme.+ 10  I drejti do të gëzojë, sepse ka parë Perëndinë të marrë hak;+ai ka për t’i larë këmbët në gjakun e të ligut.+ 11  Atëherë njerëzit do të thonë: «Me siguri i drejti shpërblehet.+ Vërtet, ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «padrejtësia mbretëron».
Ose «janë të mbrapshtë».
Ose «luanëve të rinj me krifë!»