Psalmet 73:1-28
Këngë e Asafit.+
73 Perëndia është vërtet i mirë me Izraelin,me ata që kanë zemër të pastër.+
2 Mirëpo unë gati-gati u largova nga udha e drejtë,për pak më shkanë këmbët,+
3 sepse i kisha zili arrogantët,*i kisha zili të ligjtë tek i shihja që gëzonin paqe.+
4 Vdekja u vjen krejt pa dhembje;trupat i kanë të fortë e të shëndetshëm.*+
5 Nuk kanë telashe si gjithë të tjerët+e as nuk vuajnë si gjithë njerëzia.+
6 Prandaj fodullëkun kanë si gjerdan,+dhunën, si mantel që i mbështjell.
7 Sytë u kanë kërcyer jashtë nga dhjami;*kanë shumë më tepër nga sa mund të ëndërronin.
8 Tallen e thonë gjithë të ligat;+kërcënojnë gjithë prepotencë.+
9 Flasin sikur të ishin aq lart sa qiejt,gjuha e tyre mbahet me të madh nëpër mbarë tokën.
10 Prandaj populli i Perëndisë* shkon pas tyree pi nga ujërat e tyre të bollshme.
11 Ata thonë: «E ku di gjë Perëndia?!+
Mos di vërtet Më i Larti ç’po ndodh?!»
12 Po, këta janë të ligjtë:shtojnë e shtojnë pasuri+ dhe gjërat u shkojnë gjithnjë vaj.+
13 Më kot e paskam ruajtur zemrën të pastër!
Më kot i paskam larë duart në pafajësi!+
14 Gjithë ditën e ditës, ndjenja të trazuara ma rëndonin shpirtin;+mëngjes për mëngjes, Perëndia më qortonte.+
15 Por, po të kisha folur për këto gjëra,do ta kisha prerë në besë popullin tënd.*
16 Edhe pse vrisja mendjen që të kuptoja,më dukej tepër e vështirë,
17 derisa hyra në shenjtëroren e madhërishme të Perëndisëdhe kuptova ç’e ardhme i priste.
18 Me siguri ti i vë në vende të rrëshqitshme,+ja pse do të shkojnë drejt rrënimit.+
19 Në çast shkatërrohen!+
Sa papritur u vjen fundi!
Oh, një fund i tmerrshëm!
20 Si një ëndërr që mbaron kur zgjohesh,ashtu edhe ti, o Jehova, do t’i hedhësh poshtë* kur të ngrihesh.
21 Por zemra më ishte vrerosur+e thellë brenda meje* ndieja dhembje therëse.
22 Isha i paarsyeshëm dhe as që kuptoja;në sytë e tu isha si një kafshë që s’mendon.
23 Por tani jam me ty përherë;nga dora e djathtë më ke kapur.+
24 Me këshillën tënde më prin+e drejt lavdisë do të më çosh.+
25 Kë tjetër kam unë në qiell?!
Veç teje, s’kam tjetër kënaqësi mbi dhé!+
26 Trupi e zemra mund të më treten,por Perëndia është shkëmbi i zemrës sime,trashëgimia* ime përgjithmonë.+
27 Vërtet, ata që të qëndrojnë larg, do të marrin fund.
Këdo që të braktis pabesisht,* ti do ta shfarosësh.+
28 Por për mua, është gjë e mirë t’i afrohem Perëndisë.+
Ty, o Sovran Jehova, të kam bërë strehën time,që të shpall tërë veprat e tua.+
Shënimet
^ Ose «mburravecët».
^ Ose «barku u ka vënë dhjamë».
^ Ose «bollëku».
^ Fjalë për fjalë «populli i tij».
^ Fjalë për fjalë «brezin e bijve të tu».
^ Fjalë për fjalë «do ta përbuzësh imazhin e tyre».
^ Fjalë për fjalë «në veshkat e mia».
^ Ose «pjesa».
^ Ose «të braktis si një kurorëshkelës».