Psalmet 127:1-5

  • Pa Perëndinë gjithçka është e kotë

    • «Po s’e ndërtoi Jehovai shtëpinë» (1)

    • Fëmijët, dhuratë nga Perëndia (3)

Këngë e ngjitjeve. Psalm i Solomonit. 127  Po s’e ndërtoi Jehovai shtëpinë,më kot lodhen ndërtuesit.+ Po s’e ruajti Jehovai qytetin,+më kot rrinë zgjuar rojat.   Më kot çoheni herëtdhe rrini deri vonë,më kot rropateni për ushqimin tuaj,se, për të shtrenjtët e tij, kujdeset aidhe u jep gjumë të ëmbël.+   Ja, fëmijët* janë trashëgimi nga Jehovai,+po, një dhuratë nga Perëndia.*+   Si shigjeta në dorën e një trimijanë fëmijët e rinisë.+   Lum ai që e ka mbushur kukurën* plot!+ Ai nuk do të turpërohet,se fëmijët e vet do ta mbrojnë nga armiqtë te porta e qytetit.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «fryti i barkut është shpërblim».
Ose «këllëfin e shigjetave».