Psalmet 142:1-7

  • Lutje për çlirim nga përndjekësit

    • «S’kam vend ku t’ia mbath» (4)

    • «Veç ty të kam» (5)

Maskil.* Psalm i Davidit kur ishte në shpellë.+ Lutje. 142  Me zërin tim, Jehovait i thërras për ndihmë.+ Me zërin tim, Jehovait i përgjërohem për pëlqimin e tij.   Gjithë shqetësimin tim atij ia zbraz,e brengat e zemrës i tregoj.+   Kur zemra më mpaket,* ty të përgjërohem. Atëherë ti i mban sytë e tu vigjilues mbi hapat e mi,+sepse në shtegun ku vë këmbët,armiqtë fshehin gracka për të më zënë.   Hidhi sytë në të djathtën time e shiko,shiko që askush s’ma qan hallin.*+ S’kam vend ku t’ia mbath;+askush nuk merakoset për mua.   O Jehova, ty të thërras për ndihmë,ty të them: «Ti je streha ime!+ Veç ty të kam* në jetë!»   Vërja veshin thirrjes sime për ndihmë,sepse jam katandisur si mos më keq. Më çliro nga duart e atyre që më përndjekin,+sepse janë më të fortë se unë.   Nxirrmë nga kjo birucë e errët,që emrin tënd të përlëvdoj. E kur të shohin sa zemërmirë je treguar me mua,të drejtët do të mblidhen rreth meje.

Shënime në fund të faqes

Ose «Kur më shterojnë fuqitë».
Fjalë për fjalë «s’më përfill».
Fjalë për fjalë «Pjesa ime».