Psalmet 48:1-14

  • Sioni, qyteti i Mbretit të Madh

    • Gëzimi i mbarë tokës (2)

    • Të hetojmë qytetin dhe kullat e tij (11-13)

Këngë e bijve të Korahut.+ 48  I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet në qytetin e tij,po, në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.   I bukur dhe i lartë ngrihet mali Sion në veriun e largët,gëzimi i mbarë tokës,+ qyteti i Mbretit të Madh.+   Perëndia njihet si strehë* e sigurtnë qytetin me kulla të fortifikuara.+   Se ja, mbretërit u mblodhën*e së bashku kundër qytetit marshuan.   Por kur e panë, u shtangëne në panik ia dhanë vrapit të tmerruar.   I zunë dridhmat dhe dhembjet si të një gruaje që lind,   se ti i shpartallon anijet e Tarshishit me erën e lindjes.   Në qytetin e Jehovait të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë,tani kemi parë me sytë tanë atë që kishim dëgjuar: Perëndia e bën atë të patundur përjetë.+ (Selah)   Në tempullin tënd, o Perëndi,mendojmë thellë për dashurinë tënde besnike.+ 10  Sikurse emri yt, o Perëndi,lavdet për ty arrijnë deri në skajet e tokës;+me të djathtën tënde ti sjell veç drejtësi.+ 11  Gëzofshin Mali Sion+ dhe fshatrat* e Judësfalë vendimeve të tua!+ 12  Marshoni përqark Sionit! Bjerini rrotull! Numëroni kullat e tij!+ 13  Shikojini me kujdes ledhet e tij mbrojtëse!*+ Hetoni kullat e tij të fortifikuara,që t’u flisni për to brezave të ardhshëm, 14  sepse ky është Perëndia ynë+ në jetë të jetëve. Ai do të na prijë përjetësisht.*+

Shënime në fund të faqes

Ose «kala».
Ose «lanë takim».
Fjalë për fjalë «bijat».
Ose «muret e fortifikuara!»
Një mundësi tjetër «derisa të vdesim».