Psalmi 4:1-8

  • Lutje plot besim te Perëndia

    • «Acarohuni, por mos mëkatoni» (4)

    • «Në paqe do të bie të fle» (8)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Këngë e Davidit. 4  O Perëndia im i drejtë,+ përgjigjmu kur të thërras! Hapmë një rrugë shpëtimi kur të jem në hall! Ji zemërmirë me mua dhe dëgjoma lutjen!  2  O bij të njerëzve, deri kur do të më poshtëroni e nuk do të më nderoni? Deri kur do ta doni kotësinë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Selah)  3  Dijeni se Jehovai do ta mbajë në pëllëmbë të dorës* besnikun e tij;Jehovai do të më dëgjojë kur t’i thërras.  4  Acarohuni, por mos mëkatoni;+thuajani zemrës ç’keni për të thënë kur jeni në shtrat dhe rrini në heshtje. (Selah)  5  Ofroni flijime drejtësiedhe kini besim te Jehovai.+  6  Shumë thonë: «Falë kujt do të shohim të mira?» O Jehova, shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese!+  7  Ti ma ke mbushur zemrën me gëzim të pamasë,me më shumë gëzim se ata që kanë drithë e verë të re me bollëk.  8  Në paqe do të bie të fle,+sepse vetëm ti, o Jehova, më jep siguri.+

Shënimet

^ Ose «do ta dallojë nga të tjerët; do ta vërë mënjanë për vete».