Psalmet 37:1-40

  • Ata që besojnë te Jehovai do të lulëzojnë

    • Mos u acaro nga të ligjtë (1)

    • «Gjej kënaqësi të thellë te Jehovai» (4)

    • «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait» (5)

    • «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën» (11)

    • Të drejtët s’do të lypin bukë (25)

    • Të drejtët do të jetojnë përgjithmonë në tokë (29)

Psalm i Davidit. א [Alef] 37  Mos u acaro* për shkak të të ligjve,as mos i ki zili ata që bëjnë veç keq,+   se shpejt do të thahen si bari,+si bari i njomë do të vyshken. ב [Beth]   Ki besim te Jehovai dhe bëj të mirën;+bano në vendin tënd* dhe ji besnik në çdo gjë.+   Gjej kënaqësi të thellë te Jehovai,*dhe ai do të t’i plotësojë dëshirat e zemrës. ג [Gimel]   Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait;+mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë për të mirën tënde.+   Falë tij, drejtësia jote do të shndritë si drita e agimitdhe ndershmëria jote, si dielli i mesditës. ד [Daleth]   Rri në heshtje para Jehovait+dhe prite plot shpresë.* Mos u acaro për shkak të njeriutqë ia del mbanë në gjithë intrigat e tij.+ ה [He]   Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi;+mos u acaro e mos bëj keq,*   sepse të ligjtë do të shfarosen,+kurse ata që shpresojnë te Jehovai do të trashëgojnë tokën.+ ו [Ua] 10  Edhe pak dhe të ligjtë nuk do të jenë më;+do të shohësh vendin ku ishin dikur,por ata nuk do të jenë më.+ 11  Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën+dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.+ ז [Zajin] 12  Të ligjtë kurdisin të këqija kundër të drejtëve+dhe kërcëllijnë dhëmbët kundër tyre. 13  Por Jehovait do t’i duken qesharakë,sepse ai e di se po u vjen dita.+ ח [Heth] 14  Të ligjtë zhveshin shpatën dhe tendosin harkun,që të munduarin dhe të varfrin ta shembin përdhe,që jetën t’ua sosin atyre që ecin në udhën e drejtë. 15  Por shpata në zemrën e tyre do të ngulet+dhe harku copë e çikë do t’u bëhet. ט [Teth] 16  Më mirë ajo pak që ka i drejtise begatia që gëzojnë shumë të ligj,+ 17  sepse të ligjve do t’u thyhen krahët,por Jehovai do t’i mbështetë të drejtët. י [Jod] 18  Jehovai e di mirë ç’heqin të paqortueshmit,*ndaj trashëgimia e tyre do të mbetet përgjithmonë.+ 19  Ata nuk do të turpërohen në ditë të keqe;do të kenë me bollëk kur të ketë zi buke. כ [Haf] 20  Por të ligjtë i pret fundi;+armiqtë e Jehovait do të vyshken si stolia e livadhevee do të davariten porsi tymi. ל [Lamed] 21  I ligu merr hua, por nuk e kthen,kurse i drejti është bujar, gati për të dhënë.+ 22  Ata që Perëndia i bekon, do të trashëgojnë tokën,kurse ata që Perëndia i mallkon, do të shfarosen.+ מ [Mem] 23  Jehovai ia drejton* hapat njeriut+kur i sjell kënaqësi udha e tij.+ 24  Edhe nëse bie, ai nuk do të shembet përtokë,+sepse Jehovai e mban për dore.*+ נ [Nun] 25  Dikur isha i ri e tani jam plakur,por kurrë s’kam parë ndonjë të drejtë të braktisur+e as fëmijët e tij të zgjatin dorën për bukë.*+ 26  I drejti jep gjithnjë hua me bujari,+ndaj fëmijët e tij i presin plot bekime. ס [Sameh] 27  Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën,+e do të banosh përgjithmonë në tokë, 28  sepse Jehovai e do drejtësinëdhe besnikët e vet nuk do t’i braktisë.+ ע [Ajën] Ata do të jenë gjithmonë të mbrojtur,+kurse pasardhësit e të ligjve do të shfarosen.+ 29  Të drejtët do të trashëgojnë tokën+dhe do të banojnë përgjithmonë në të.+ פ [Pe] 30  Goja e të drejtit nxjerr fjalë mençurie,*dhe gjuha e tij thotë të drejtën.+ 31  Në zemër ka ligjin e Perëndisë së tij,+ndaj hapat nuk do t’i lëkunden kurrë.+ צ [Cade] 32  I ligu s’ia ndan sytë të drejtitdhe e përgjon me kujdes që ta zhdukë krejt. 33  Por Jehovai nuk do ta lërë në dorë të tij+e nuk do ta shpallë fajtor kur të gjykohet.+ ק [Kof] 34  Shpreso te Jehovai dhe ndiq udhën e tij,e ai do të të lartësojë që të trashëgosh tokën. Ke për ta parë me sytë e tu+ kur të shfarosen të ligjtë.+ ר [Resh] 35  E pashë njeriun e lig dhe shpirtmizortek harlisej si pema në tokën e vet.+ 36  Por krejt papritur u zhduk e më nuk ishte;+e kërkova pareshtur, por s’e gjeta gjëkundi.+ ש [Shin] 37  Vëre re të paqortueshmin*e mos i hiq sytë nga i drejti,+sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë plot paqe.+ 38  Kurse shkelësit do të shfarosen krejt;të ligjtë s’do të kenë asnjë të ardhme.+ ת [Ta] 39  Shpëtimi i të drejtëve vjen nga Jehovai;+ai është fortesa e tyre në kohë vuajtjesh.+ 40  Jehovai do t’i ndihmojë e do t’i çlirojë;+ai do t’i çlirojë nga të ligjtë dhe do t’i shpëtojë,sepse tek ai kanë gjetur strehë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Mos e prish zemrën; Mos u nxeh».
Ose «në tokë».
Ose «Qoftë Jehovai burimi i gëzimit tënd».
Ose «me durim».
Një mundësi tjetër «mos u acaro, se kjo sjell veç dëm».
Fjalë për fjalë «ditët e të paqortueshmit».
Ose «ia bën të qëndrueshëm».
Ose «me dorën e tij».
Ose «për ushqim».
Ose «nxjerr nën zë».
Ose «atë që mban integritetin».