Kalo te përmbajtja

Mjete për studimin e Biblës

Biblioteka jonë që përmban mjete falas për studimin e Biblës dhe burime të tjera informacioni, mund t’ju ndihmojë ta studioni më thellë Biblën dhe ta kuptoni më plotësisht Fjalën e Perëndisë. Përdor Biblën tonë që disponohet falas online, e cila përmban shumë mjete për një studim të thellë. Shikoji vetë mësimet për studimin e Biblës që janë autodidakte dhe interaktive. Përmirësoje studimin me video rreth Biblës, me enciklopedinë e Biblës, me një atlas të Biblës, me një fjalorth për termat e Biblës dhe me mjete të tjera për studimin e saj, që disponohen falas.

Lexo Biblën online

Shqyrto veçoritë e Përkthimit Bota e Re, një Bibël e saktë dhe e lehtë për t’u lexuar.

Videos for Bible Study

Parathënie për librat e Biblës

Fakte kryesore dhe sfondi historik i çdo libri të Biblës.

Mësime thelbësore të Biblës

Këto video të shkurtra u përgjigjen pyetjeve thelbësore rreth Biblës, si: Pse e krijoi Perëndia tokën? Cila është gjendja e të vdekurve? Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Bible Study Aids and References

Enciklopedia e Biblës

Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet trajton me detaje mijëra tema. Ajo flet për njerëz, vende, bimë, kafshë, ngjarje të veçanta dhe shprehje të figurshme të Biblës. Formati që mund të shkarkohet i kësaj enciklopedie, përfshin harta, fotografi e figura, si edhe një tregues temash e shkrimesh.

Përmbledhje e Biblës

Broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj? bën një përmbledhje të shkurtër të Biblës dhe tregon temën që përshkon këtë libër.

Atlas i Biblës

«Të shohim vendin e mirë» është një atlas plot harta dhe tabela të zonave të ndryshme që ekzistonin në kohët për të cilat flet Bibla, sidomos të Tokës së Premtuar gjatë periudhave të ndryshme.

Një varg nga Bibla për çdo ditë

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë përmban një varg të shkurtër nga Bibla për secilën ditë të vitit dhe një koment të përmbledhur rreth atij vargu.

Program për leximin e Biblës

Ky program do të të ndihmojë, pavarësisht nëse të duhet një program i përditshëm për leximin e Biblës, një për fillestarë ose që të krijosh një ide të përgjithshme nga ana historike.

Si t’i gjesh shkrimet në Biblën tënde

Këtu renditen 66 librat e Biblës sipas radhës që gjenden në shumë përkthime të saj. Pas titullit të librit vjen kapitulli e pastaj vargu.

Përgjigje për pyetje rreth Biblës

Përgjigje të bazuara në Bibël për pyetje rreth Perëndisë, Jezuit, familjes, vuajtjeve etj.

Shpjegim i vargjeve të Biblës

Zbulo kuptimin e vërtetë të vargjeve dhe të shprehjeve më të njohura të Biblës.

Biblioteka Online (hap dritare të re)

Kërko tema biblike online duke përdorur botime të Dëshmitarëve të Jehovait.

Study the Bible With a Personal Instructor

Çfarë është kursi për studimin e Biblës që ofrojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Nëpërmjet programit interaktiv falas që ofrojnë Dëshmitarët e Jehovait, mund të përdorësh çdo lloj përkthimi të Biblës. Ndihu i lirë të ftosh tërë familjen ose miqtë e tu.

Kërko një takim me Dëshmitarët e Jehovait

Diskuto për një temë nga Bibla me Dëshmitarët e Jehovait ose provo programin tonë falas të studimit të Biblës.