Psalmi 54:1-7

  • Lutje për ndihmë nga armiqtë

    • «Perëndia është ndihma ime» (4)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Maskil.* Psalm i Davidit kur zifitët vajtën e i thanë Saulit: «Davidi është fshehur mes nesh.»+ 54  O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,+mbromë*+ me fuqinë tënde!  2  O Perëndi, dëgjoje lutjen time,+vërua veshin fjalëve të gojës sime,  3  sepse njerëz të panjohur janë ngritur kundër meje;shpirtmizorët kërkojnë të më marrin jetën+e nuk duan t’ia dinë për Perëndinë.+ (Selah)  4  Ja, Perëndia është ndihma ime;+Jehovai është me ata që më bëhen krah.  5  Armiqtë e mi ai do t’i shpërblejë+ me të këqijat që bëjnë vetë;për hir të besnikërisë sate, zhduki nga faqja e dheut.*+  6  Me gjithë zemër do të të ofroj flijime.+ Emrin tënd do ta përlëvdoj, o Jehova, sepse është i mirë,*+  7  sepse ti më çliron nga çdo vuajtje,+dhe triumfues do të shoh disfatën e armiqve të mi.+

Shënimet

Ose «mbroje çështjen time».
Fjalë për fjalë «bëji të heshtin».
Një mundësi tjetër «sepse kjo është gjë e mirë».