Psalmet 90:1-17

  • Perëndia, i përjetshëm; njeriu, jetëshkurtër

    • Një mijë vjet janë si e djeshmja (4)

    • Njeriu jeton 70-80 vjet (10)

    • «Na mëso si t’i numërojmë ditët» (12)

Lutje e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë.+ 90  O Jehova, ti ke qenë streha jonë*+ brez pas brezi.   Para se të lindnin malet,para se të sillje në jetë* tokën e gjithçka në të,+mot e jetë,* ti je Perëndi.+   Ti e kthen vdekatarin në pluhur dhe thua: «Atje kthehuni, o bij njerëzish.»+   Se një mijë vjet në sytë e tu janë si e djeshmja që kaloi,+si ndërresa e rojës gjatë natës.   Ti i fshin tej njerëzit;+jeta e tyre zgjat veç një sy gjumë;në mëngjes janë si bari i gjelbër që mbin.+   Në mëngjes ai bleron e lulëzon,por në mbrëmje vyshket e thahet.+   Nga zemërimi yt kemi marrë fund,+nga tërbimi yt jemi tmerruar.   Fajet tona janë përpara teje,*+të fshehtat tona dalin sheshit nën dritën e fytyrës sate.+   Ditët tona shuhen* nga zemërimi yt i furishëm;vitet tona marrin fund shpejt si një pëshpërimë.* 10  Edhe pse ditët tona arrijnë në 70 vjet e 80+ për më të fortët,prapëseprapë janë plot halle e dhembje,kalojnë shpejt dhe ne fluturojmë tutje.+ 11  Kush mund ta rrokë me mend sa forcë ka zemërimi yt? Sa e madhe është furia jote! Po aq e madhe sa nderimi që meriton ti.+ 12  Na mëso si t’i numërojmë* ditët e jetës sonë,+që të fitojmë një zemër plot mençuri. 13  Kthehu, o Jehova!+ Deri kur do të vazhdosh kështu?+ Ki mëshirë për shërbëtorët e tu!+ 14  Na e kënaq shpirtin me dashurinë tënde besnike+ në mëngjes,që të brohorasim hareshëm e të gëzojmë+ gjatë gjithë ditëve tona. 15  Na dhuro po aq ditë të gëzuara sa na mundove,+po aq vite sa kemi parë të zeza.+ 16  Shërbëtorët e tu pafshin veprat e duarve të tua! Bijtë e tyre pafshin shkëlqimin tënd!+ 17  O Jehova, Perëndia ynë, na beko! Na e bëj mbarë* veprën e duarve tona,po, veprën e duarve tona, na e bëj mbarë!+

Shënime në fund të faqes

Ose «vendbanimi ynë».
Ose «të sillje në jetë si me dhembje lindjeje».
Ose «nga përjetësia në përjetësi».
Ose «Ti i njeh mirë fajet tona».
Ose «Jeta jonë shuhet».
Ose «psherëtimë».
Ose «si t’i përdorim me mençuri».
Ose «Forcoje patundshmërisht».