Psalmi 67:1-7

  • Skajet e tokës do të nderojnë Perëndinë

    • Udha e Perëndisë do të njihet (2)

    • ‘Gjithë popujt lëvdofshin Perëndinë’ (3,5)

    • «Perëndia do të na bekojë» (6, 7)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Këngë. 67  Perëndia do të jetë zemërmirë me ne e do të na bekojë. Buzëqeshja jote miratuese do të shndritë mbi ne,+ (Selah)  2  që udha jote të njihet në mbarë tokën+dhe dora jote shpëtimtare, në të gjitha kombet.+  3  Të lëvdofshin popujt, o Perëndi! Po, gjithë popujt të lëvdofshin!  4  Gëzofshin kombet! Brohoritshin plot hare,+sepse ti do t’i gjykosh popujt me drejtësi,+ti do t’u prish kombeve të tokës. (Selah)  5  Të lëvdofshin popujt, o Perëndi! Po, gjithë popujt të lëvdofshin!  6  Toka do të japë prodhimin e saj,+se Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.+  7  Perëndia do të na bekojë,dhe të gjitha skajet e tokës, atë do të nderojnë.*+

Shënimet

Fjalë për fjalë «atij do t’i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».