Psalmi 150:1-6

  • «Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!»

    • Halelujah! (1,6)

150  Lëvdoni Jah!*+ Lëvdoni Perëndinë në vendin e tij të shenjtë!+ Lëvdojeni nën kupën qiellore ku shpaloset fuqia e tij!*+  2  Lëvdojeni për veprat e fuqishme!+ Lëvdojeni për madhështinë e tij të pafund!+  3  Lëvdojeni me tingujt e bririt!+ Lëvdojeni me instrumente me tela e me harpë!+  4  Lëvdojeni me dajre+ e me valle! Lëvdojeni duke u rënë telave+ dhe fyellit!*+  5  Lëvdojeni me cimbale tingëlluese! Lëvdojeni me cimbale kumbuese!+  6  Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah! Lëvdoni Jah!*+

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «në hapësirën që jep dëshmi për fuqinë e tij».
Ose «pipëzës!»
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.