Psalmet 105:1-45

  • Veprat besnike të Jehovait për popullin e tij

    • Perëndia kujton besëlidhjen e tij (8-10)

    • «Mos i prekni të mirosurit e mi» (15)

    • Skllavi Jozef, një mjet në duart e Perëndisë (17-22)

    • Mrekullitë e Perëndisë në Egjipt (23-36)

    • Eksodi i Izraelit nga Egjipti (37-39)

    • Perëndia kujton premtimin abrahamik (42)

105  Falënderoni Jehovain!+ Lëvdoni emrin e tij! Bëjuni jehonë veprave të tij mes popujve!+   Këndojini atij e thurini lavde!* Mendoni thellë* për tërë veprat e tij të mrekullueshme!+   Mburruni për emrin e tij të shenjtë!+ Iu gëzoftë zemra atyre që kërkojnë Jehovain!+   Kërkoni Jehovain+ dhe forcën e tij! Kërkoni pëlqimin* e tij pareshtur!   Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer! Kujtoni mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që ka shpallur,+   të gjithë ju pasardhës* të Abrahamit, shërbëtorit të tij,+ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+   Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+ Ai jep vendime gjyqësore për gjithë tokën.+   E kujton përgjithmonë besëlidhjen e tij,+premtimin që bëri,* për një mijë breza,+   po, besëlidhjen që lidhi me Abrahamin+dhe betimin që i bëri Isakut,+ 10  të cilin ia konfirmoi Jakobit me anë të një dekreti,si një besëlidhje të pandryshueshme për Izraelin, 11  duke thënë: «Ty do të ta jap Kananin,+që të jetë trashëgimia jote.»+ 12  Këtë e tha kur ishin të paktë,+po, fare pak dhe të huaj në vend.+ 13  Ata u endën nga njëri komb në tjetrin,nga një mbretëri në një popull tjetër.+ 14  Ai nuk lejoi asnjë që t’i shtypte,+përkundrazi qortoi mbretër për hir të tyre+ 15  dhe tha: «Mos i prekni të mirosurit* e mie mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.»+ 16  Ai solli zinë e bukës në vend+dhe ua sosi tërë rezervat e bukës.* 17  Përpara tyre dërgoi një njeri,Jozefin që ishte shitur si skllav.+ 18  Këmbët ia vunë* nën vargonj,+qafën* ia lidhën me zinxhirë, 19  thënia e Jehovait e rafinoi deri kur doli e vërtetë fjala e tij.+ 20  Mbreti dha urdhër që ta çlironin,+po, sundimtari i popujve e liroi nga burgu. 21  E bëri zot të shtëpisë së vet dhe e caktoi mbi tërë pronën e tij,+ 22  që të kishte autoritet të plotë mbi* princat e tij,e t’u jepte mençuri të moshuarve të tij.+ 23  Pastaj Izraeli vajti në Egjipt,+dhe Jakobi jetoi si i huaj në vendin e Kamit. 24  Perëndia e bëri popullin e tij shumë të frytshëm+dhe e bëri më të fuqishëm se kundërshtarët e vet.+ 25  Ai lejoi që armiqtë ta urrenin popullin e tije të komplotonin kundër shërbëtorëve të tij.+ 26  Ai dërgoi Moisiun,+ shërbëtorin e vet,dhe Aronin,+ të cilin e kishte zgjedhur. 27  Ata kryen shenjat e tij mes tyre,bënë mrekullitë e tij në vendin e Kamit.+ 28  Ai dërgoi terrin, dhe errësira pllakosi gjithë vendin;+ata* nuk ngritën krye kundër fjalëve të tij. 29  Ujërat e egjiptianëve i shndërroi në gjak,dhe gjithë peshqve jetën ua shoi.+ 30  Mizëri bretkosash vendin e mbuluan,+e madje zunë vend në dhomat mbretërore. 31  Zekthave dhe harrjeve u dha urdhërqë t’ua pushtonin territorin cep më cep.+ 32  U dërgoi breshër në vend të shiutdhe vetëtima* që shkreptinin në mbarë vendin.+ 33  Me të i goditi hardhitë dhe fiqtë,copë-copë i bëri gjithë pemët në vendin e tyre. 34  Me urdhër të tij, karkalecat u dyndën,në vend vërshuan larva të panumërta,+ 35  që përpinë gjithë bimësinë, po, tërë prodhimin e tokës. 36  Vrau gjithë të parëlindurit e atij vendi,+ia mori jetën frytit të parë të barkut.* 37  E nxori popullin e vet plot argjend dhe ar;+në fiset e tij askujt nuk iu prenë fuqitë.* 38  Egjiptin s’e mbante vendi nga gëzimi kur ata u larguan,sepse tërë vendin e kishte zënë tmerri nga Izraeli.*+ 39  Një re shtriu që t’i mbronte,+një zjarr ndezi që t’u bënte dritë natën.+ 40  Ata kërkuan mish, e ai u solli shkurta;+me bukën e qiellit ua shoi plotësisht urinë.+ 41  Çau një shkëmb, e ujërat vërshuan;+rrodhën si lumë nëpër shkretëtirë.+ 42  Se Ai e kujtoi premtimin e shenjtë,premtimin që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij.+ 43  Prandaj e nxori popullin e tij me britmë gëzimi,+të zgjedhurit e vet me brohoritje të hareshme. 44  U dha gjithë tokat e kombeve,+po, frytin e mundit të popujve trashëguan.+ 45  Gjithçka e bëri që ata të zbatonin dekretet e tij,+që të respektonin ligjet e tij. Lëvdoni Jah!*

Shënime në fund të faqes

Ose «luajini melodi!»
Një mundësi tjetër «Flisni».
Ose «praninë». Fjalë për fjalë «fytyrën».
Fjalë për fjalë «farë».
Fjalë për fjalë «fjalën që urdhëroi».
Fjalë për fjalë «theu çdo shkop buke». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
Fjalë për fjalë «ia munduan».
Fjalë për fjalë «shpirtin».
Fjalë për fjalë «që të lidhte».
Ka mundësi t’u referohet Moisiut dhe Aronit.
Ose «zjarr flakërues».
Ose «fillimin e fuqisë së tyre riprodhuese».
Ose «askush nuk u pengua».
Fjalë për fjalë «ata».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.