PYETJA 2
Si të mësosh për Perëndinë?
«Ky libër i Ligjit të mos ndahet nga goja jote. Lexoje nën zë ditë e natë, që të zbatosh me kujdes gjithçka që është shkruar në të. Atëherë do të kesh sukses në udhën tënde, atëherë do të veprosh me mençuri.»
«Ata vazhduan të lexonin me zë librin, Ligjin e Perëndisë së vërtetë, duke e shpjeguar qartë dhe duke i zbërthyer domethënien, kështu e ndihmuan popullin të kuptonte atë që po lexohej.»
«Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillave të të ligjve . . . , por që gjen ëndje në ligjin e Jehovait dhe e lexon nën zë ditë e natë. . . . çdo gjë që bën, do t’i shkojë mbarë.»
«Filipi vrapoi afër saj dhe dëgjoi eunukun tek lexonte me zë librin e profetit Isaia, prandaj e pyeti: ‘A e kupton vërtet atë që po lexon?’ Ai iu përgjigj: ‘E si ta kuptoj, nëse dikush nuk ma shpjegon?’»
«Cilësitë e tij të padukshme shihen qartë që nga krijimi i botës, sepse dallohen nga gjërat që ka bërë—po, ai ka fuqi të përjetshme dhe është Perëndia i vërtetë—prandaj ata nuk kanë asnjë justifikim.»
«Bluaji në mendje këto gjëra, zhytu në to, që përparimin tënd ta shohin qartë të gjithë.»
«Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për të shfaqur dashuri dhe për të bërë vepra të shkëlqyera, e të mos i lëmë pas dore mbledhjet tona.»
«Nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, t’ia kërkojë pareshtur Perëndisë, e do t’i jepet, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i kritikuar.»