Letra e Jakovit 1:1-27

  • Përshëndetje (1)

  • Qëndrueshmëria sjell lumturi (2-15)

    • Cilësia e besimit të sprovuar (3)

    • Të vazhdojmë të kërkojmë me besim (5-8)

    • Dëshira sjell mëkatin dhe vdekjen (14, 15)

  • Çdo dhuratë e mirë vjen nga lart (16-18)

  • Të dëgjojmë dhe të zbatojmë fjalën (19-25)

    • Një njeri që shihet në pasqyrë (23, 24)

  • Adhurimi i pastër dhe i pandotur (26, 27)

1  Jakovi,+ skllav i Perëndisë dhe i Zotërisë Jezu Krisht, drejtuar 12 fiseve të shpërndara anekënd: Përshëndetje!  Konsiderojeni veçse gëzim, vëllezërit e mi, kur hasni sprova* të ndryshme,+  sepse e dini se cilësia e besimit tuaj të sprovuar sjell qëndrueshmëri.+  Gjithashtu, lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj, që të jeni të plotë dhe të përkryer në çdo aspekt, e të mos ju mungojë asgjë.+  Prandaj, nëse ndonjëri nga ju nuk ka mjaft mençuri, t’ia kërkojë pareshtur Perëndisë,+ e do t’i jepet,+ sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i kritikuar.*+  Por, të vazhdojë t’ia kërkojë me besim,+ pa dyshuar aspak,+ sepse ai që dyshon, është si dallgët e detit që era i shtyn dhe i hedh andej-këtej.  Në fakt, ai njeri të mos pretendojë se do të marrë ndonjë gjë nga Jehovai,*  sepse është njeri i pavendosur,+ i paqëndrueshëm në gjithçka bën.  Vëllai i varfër të gëzojë* që është lartësuar,+ 10  dhe vëllai i pasur të gëzojë që është përulur,+ sepse të pasurit do të marrin fund si lulet e fushës; 11  ashtu si bima thahet nga të nxehtët përvëlues të diellit, dhe lulet i bien e bukuria i venitet, po kështu do të shuhen edhe të pasurit në kërkim të pasurisë.+ 12  Lum kush tregon qëndrueshmëri kur has sprova,+ sepse kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës,+ të cilën Jehovai* ua premtoi atyre që e duan pareshtur!+ 13  Kur has sprova,* askush të mos thotë: «Po më vë në provë Perëndia», sepse, me qëllime të liga, Perëndia nuk mund të vihet në provë e as ai vetë nuk vë njeri në provë. 14  Por secili sprovohet, sepse tërhiqet dhe joshet* nga dëshira e vet.+ 15  Kështu, pasi bëhet pjellore,* dëshira lind mëkatin, dhe mëkati pasi kryhet, sjell vdekjen.+ 16  Mos u mashtroni, vëllezërit e mi të dashur! 17  Çdo dhuratë e mirë dhe e përsosur që na jepet, vjen nga lart,+ sepse zbret nga Ati i dritave qiellore,+ që nuk ndryshon siç ndryshon hija.*+ 18  Ishte vullneti i tij të na sillte në jetë me anë të fjalës të së vërtetës,+ që të bëheshim fryte të para të njerëzimit.+ 19  Dijeni vëllezërit e mi të dashur se çdo njeri duhet të jetë i shpejtë* për të dëgjuar, të mos nxitohet për të folur+ e të mos zemërohet shpejt,+ 20  sepse zemërimi i njeriut nuk sjell drejtësinë e Perëndisë.+ 21  Prandaj, flakni tej çdo fëlliqësi dhe gjurmë ligësie,*+ dhe me butësi pranoni që në zemrat tuaja të rrënjoset fjala e Perëndisë, e cila është në gjendje t’ju shpëtojë. 22  Mirëpo, bëhuni zbatues të fjalës+ dhe jo vetëm dëgjues që gënjejnë veten me arsyetime të rreme. 23  Faktikisht, nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo zbatues,+ është si një njeri që shikon fytyrën e vet* në pasqyrë, 24  dhe, pasi shihet, ikën dhe harron menjëherë ç’lloj njeriu është. 25  Por ai që shikon me kujdes në ligjin e përsosur+ që sjell liri dhe i bindet vazhdimisht, bëhet zbatues i fjalës dhe jo dëgjues harraq; ai do të jetë i lumtur në atë që bën.+ 26  Nëse dikush mendon se e adhuron Perëndinë,* por nuk e mban nën fre gjuhën,*+ gënjen veten* dhe adhurimi i tij është i kotë. 27  Adhurimi* i pastër dhe i pandotur nga pikëpamja e Perëndisë, Atit tonë, është ky: të kujdesesh për jetimët+ dhe vejushat+ në vështirësitë e tyre+ dhe ta ruash veten të panjollë nga bota.+

Shënime në fund të faqes

Ose «vështirësi».
Ose «pa i qortuar».
Fjalë për fjalë «të krenohet».
Ose «vështirësi».
Ose «tundohet; zihet si me karrem».
Fjalë për fjalë «ngjizet».
Ose «siç ndryshon hija gjatë rrotullimit».
Ose «i gatshëm».
Një mundësi tjetër «bollëkun e ligësisë».
Fjalë për fjalë «fytyrën me të cilën ka lindur».
Ose «se është besimtar (fetar)».
Ose «nuk i vë fre gjuhës».
Fjalë për fjalë «zemrën e vet».
Ose «Feja».