PYETJA 10
Çfarë premton Bibla për të ardhmen?
«Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»
«Toka qëndron përjetë.»
«Ai do ta përpijë vdekjen një herë e mirë. Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.»
«Në atë kohë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhërve. I çali do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të lëshojë britma gëzimi. Në shkretëtirë do të vërshojnë ujërat dhe në rrafshinën e shkretë përrenjtë.»
«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan.»
«Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër,s’do të mbjellin që të hajë një tjetër, sepse ditët e popullit tim do të zgjasin sa ditët e një peme dhe të zgjedhurit e mi do të kënaqen plotësisht me veprën e duarve të tyre.»