PYETJA 15
Si të jesh i lumtur?
«Më mirë një pjatë perime ku ka dashuri, se një dem i majmur ku ka urrejtje.»
«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh.»
«Lum ata që e kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë, sepse atyre u përket Mbretëria e qiejve!»
«Duaje të afërmin tënd si veten.»
«Siç dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, po njësoj bëni edhe ju për ta.»
«Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»
«Kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»
«Prandaj, nëse kemi ç’të hamë e ç’të veshim, të kënaqemi me kaq.»
«Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»