Kalo te përmbajtja

Përkujtimi i vdekjes së Jezuit

Të dielën, më 24 mars 2024

Një herë në vit, Dëshmitarët e Jehovait kremtojnë vdekjen e Jezuit, pikërisht siç urdhëroi vetë ai: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë event.

Pyetje që bëhen më shpesh

Sa zgjat programi?

Afërsisht 1 orë.

Ku do të mbahet?

Kontakto Dëshmitarët e Jehovait për informacione të mëtejshme.

A duhet të paguaj për hyrjen?

Jo.

A mblidhen para?

Jo. Dëshmitarët e Jehovait nuk mbledhin kurrë para në mbledhjet e tyre.

A ka një kod veshjeje?

Edhe pse për këtë event nuk ka një kod specifik veshjeje, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të ndjekin këshillën e Biblës për t’u veshur me modesti dhe pa i vënë në siklet të tjerët. (1 Timoteut 2:9) Nuk nevojitet që veshja të jetë e kushtueshme ose formale.

Si zhvillohet Përkujtimi?

Mbledhja fillon dhe mbaron me një këngë e një lutje. Lutjen e bën një Dëshmitar i Jehovait. Pjesa kryesore e Përkujtimit është një fjalim që shpjegon sa e rëndësishme është vdekja e Jezuit dhe si mund të nxjerrim dobi nga ajo që Perëndia dhe Krishti kanë bërë për ne.