Kalo te përmbajtja

Mbledhjet e kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait

Mëso më shumë për mbledhjet tona. Gjej vendin më të afërt ku mbahen mbledhjet tona.

Gjej vendin më të afërt (hap dritare të re)

Çfarë bëhet në mbledhjet tona?

Dëshmitarët e Jehovait zhvillojnë dy herë në javë mbledhje ku adhurojnë Perëndinë. (Hebrenjve 10:24, 25) Në këto mbledhje, që janë të hapura për publikun, ne shqyrtojmë Biblën dhe si mund t’i zbatojmë mësimet e saj në jetën tonë.

Në shumicën e mbledhjeve angazhohet edhe auditori, pak a shumë si në një diskutim në klasë. Pjesëmarrja e auditorit është vullnetare. Mbledhjet fillojnë dhe mbarojnë me një këngë dhe një lutje.

Nuk nevojitet të jesh Dëshmitar i Jehovait që të marrësh pjesë në mbledhjet tona. Dera është e hapur për të gjithë. Hyrja është falas. Asnjëherë nuk mblidhen para.