Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PYETJA 5

Cili është mesazhi i Biblës?

«Unë do të vë armiqësi mes teje dhe gruas, mes pasardhësit tënd dhe pasardhësit të saj. Ai do të ta shtypë kokën, dhe ti do ta godasësh në thembër.»

Zanafilla 3:15

«Me anë të pasardhësit tënd do të bekohen gjithë kombet e tokës, sepse ti e dëgjove zërin tim.»

Zanafilla 22:18

«Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë!»

Mateu 6:10

«Së shpejti, Perëndia që jep paqe, do ta dërrmojë Satanain nën këmbët tuaja.»

Romakëve 16:20

«Kur çdo gjë t’i jetë nënshtruar Birit, atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet Atit që ia nënshtroi çdo gjë atij, që Perëndia të jetë kreu i të gjithëve.»

1 Korintasve 15:28

«Tani, premtimet iu thanë Abrahamit dhe pasardhësit të tij . . . , që është Krishti. Për më tepër, nëse i përkitni Krishtit, jeni vërtet pasardhës të Abrahamit.»

Galatasve 3:​16, 29

«Mbretëria e botës u bë Mbretëria e Zotërisë tonë dhe e Krishtit të tij, dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.»

Zbulesa 11:15

«Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpri i hershëm, që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar. U hodh poshtë në tokë, ai bashkë me engjëjt e tij.»

Zbulesa 12:9

«Ai e kapi dragoin, gjarprin e hershëm, i cili është Djalli dhe Satanai, dhe e lidhi për 1.000 vjet.»

Zbulesa 20:2