Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 PYETJA 1

Kush është Perëndia?

«Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën.»

Psalmi 83:18

«Pranoni që Jehovai është Perëndia. Na ka bërë ai dhe atij i përkasim.»

Psalmi 100:3

«Unë jam Jehovai. Ky është emri im; lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër, as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.»

Isaia 42:8

«Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.»

Romakëve 10:13

«Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.»

Hebrenjve 3:4

 «Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë; Ai i thërret të gjithë me emër. Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme dhe fuqisë së tij të mahnitshme, nuk mungon asnjë prej tyre.»

Isaia 40:26