Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW Library Sign Language

JW Library Sign Language

JW Library Sign Language është një aplikacion zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Ai mund të shkarkojë, të organizojë dhe të hapë video nga siti jw.org në gjuhën e shenjave.

Shiko Biblën dhe botime të tjera me video në gjuhën e shenjave. Shkarkoji në pajisjen tënde portative që të mund t’i shikosh kur të mos kesh lidhje me Internetin. Kënaqu me figurat plot ngjyra, lundrimin e thjeshtë dhe komandat që përdoren me lehtësi.

 

Të rejat e aplikacionit

Tetor 2022 (Versioni 5)

  • Falë kategorisë Faqja kryesore, është lehtësuar përdorimi i materialeve të mbledhjeve javore, i Mjeteve mësimore, i Materialeve të reja dhe i veçorive të tjera online.

Korrik 2022 (Versioni 4.6)

  • Falë veçorisë Përmbajtja, është përmirësuar përdorimi i kategorive të botimeve, si te libri Gëzoje jetën përgjithmonë.

Janar 2022 (Versioni 4.5)

  • Linqet që të çojnë te botimet, shkrimet dhe videot, mund të shpërndahen. Marrësi mund ta hapë linkun direkt në JW Library Sign Language.

  • Videot që tashmë janë shkarkuar, mund të shpërndahen.

  • Fotot që shtohen në një listë, mund të zmadhohen me anë të dy gishtave.

  • Në një listë mund të shtohen disa foto ose video njëkohësisht.

 

Si të ruash hapësirë në pajisjen tënde

Si ta shfrytëzosh sa më mirë hapësirën që ke.

Si të përdorësh listat e videove

Mund të shtosh video, mund të shkurtosh një video dhe të personalizosh një listë.

Komanda të shpejta për videot

Mund t’i japësh komanda videos, falë disa veprimeve në ekran ose komandave të shpejta nga tastiera.

Si të instalosh JW Library Sign Language nëse nuk hyn dot në App Store​—Për Windows

Nëse në pajisjen tënde Windows nuk e instalon dot JW Library Sign Language nga një app store zyrtar, mund ta instalosh manualisht duke përdorur dokumentet instaluese të JW Library Sign Language për Windows.

Pyetje që bëhen më shpesh—JW Library Sign Language

Gjej përgjigjet e pyetjeve më të zakonshme.