Psalmet 24:1-10

  • Mbreti i lavdishëm hyn në porta

    • «Jehovait i përket toka» (1)

Psalm i Davidit. Këngë. 24  Jehovait i përket toka dhe çdo gjë në të,+mbarë dheu e ata që banojnë në të,   sepse ai i ka vënë themele të qëndrueshme mbi dete+dhe e ka vendosur patundshmërisht mbi lumenj.   Kush mund të ngjitet në malin e Jehovait?+ Kush mund të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?   «Ai që ka duar të pafajshme dhe zemër të pastër,+që nuk ka bërë be të rreme në emrin tim* dhe as ndonjë betim me mashtrim.»+   Ai do të marrë bekime nga Jehovai;+Perëndia i shpëtimit të tij do t’i sigurojë drejtësi.*+   Kështu është brezi i atyre që e kërkojnë Perëndinë,i atyre që kërkojnë pëlqimin* tënd, o Perëndi i Jakobit. (Selah)   Ngrini kokën, o porta!+ Hapuni,* o dyer të lashta,që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+   Kush është ky Mbret i lavdishëm? Jehovai i fortë e i fuqishëm,+Jehovai i fuqishëm në betejë.+   Ngrini kokën, o porta!+ Hapuni, o dyer të lashta,që të hyjë Mbreti i lavdishëm! 10  Kush është ky Mbret i lavdishëm? Jehovai i ushtrive, ai është Mbreti i lavdishëm.+ (Selah)

Shënime në fund të faqes

Ose «për shpirtin tim», i referohet jetës së Jehovait, që përdoret si bazë për një betim.
Ose «do ta konsiderojë të drejtë».
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Ose «Ngrihuni».