Psalmet 60:1-12

  • Perëndia nënshtron armiqtë

    • «Është e kotë të presësh shpëtimin nga njeriu» (11)

    • «Falë Perëndisë do të marrim fuqi» (12)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambaku i përkujtuesit». Miktam.* Psalm i Davidit. Për mësim. Kur luftoi kundër Aram-Naharaimit e kundër Aram-Zobahut, dhe kur Joabi u kthye dhe vrau 12.000 edomitë në Luginën e Kripës.+ 60  O Perëndi, ti na hodhe poshtë, na shpartallove krejt,+ se ishe zemëruar me ne;por tani, të lutem, na prano sërish.   Ti e shkunde tokën, e çave mes për mes;të lutem, mbyllja të çarat, se është buzë shembjes.   Ti solle mbi popullin tënd shumë vështirësi;ti na dhe verë e ne u trullosëm.+   Jepu* sinjal atyre që kanë nderim të thellë për ty,*që t’ia mbathin e t’i shmangen harkut. (Selah)   Çlirona me të djathtën tënde dhe na u përgjigj,që të shtrenjtët e tu të shpëtojnë!+   Perëndia, i Shenjti,* tha: «Do të ngazëlloj e Sikemin do ta kaloj si trashëgimi;+do ta mat luginën* e Sukotit e do ta jap si pronë.+   Galadi është imi, sikurse Manaseu;+Efraimin e kam si helmetë* për kokën,Judën, si shkop komandanti.+   Moabi është legeni ku laj këmbët,+në Edom do të hedh sandalen time,+e për disfatën e Filistisë do të brohoras triumfues.»+   Kush do të më çojë drejt fitores kundër qytetit të rrethuar?* Kush do të më prijë kundër Edomit?+ 10  A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë?! Ti, o Perëndia ynë, që nuk marshon më me ushtritë tona?!+ 11  Na ndihmo në kohë të vështirë,sepse është e kotë të presësh shpëtimin nga njeriu.+ 12  Falë Perëndisë do të marrim fuqi,+dhe ai vetë do t’i shkelë me këmbë kundërshtarët tanë.+

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «Ti u ke dhënë».
Fjalë për fjalë «që të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Një mundësi tjetër «në vendin e tij të shenjtë».
Ose «ultësirën».
Fjalë për fjalë «fortesë».
Një mundësi tjetër «të fortifikuar?»