Psalmet 93:1-5

  • Mbretërimi i madhërishëm i Jehovait

    • «Jehovai është bërë Mbret!» (1)

    • ‘Përkujtuesit e tu janë të denjë për besim’ (5)

93  Jehovai është bërë Mbret!+ Mantelin e madhështisë ka hedhur krahëve! Jehovai është veshur me fuqie si një brez e mban të ngjeshur në mes. Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*   Froni yt u themelua patundshmërisht kohë më parë;+ti ke ekzistuar që nga përjetësia.+   Lumenjtë vërshojnë, o Jehova,lumenjtë vërshojnë e buçasin,vazhdimisht vërshojnë e shkulmojnë.   Por ti, o Jehova, o i madhërishëm atje lart në qiej,je më i fuqishëm se ujërat e paana që buçasin,+më i fuqishëm se dallgët e detit që shkulmojnë.+   Përkujtuesit e tu janë shumë të denjë për besim.+ Shenjtëria ta stolis shtëpinë*+ përjetësisht, o Jehova!

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk mund të lëkundet».
Ose «i ka hije shtëpisë sate».