Psalmet 20:1-9

  • Shpëtim për mbretin e mirosur të Perëndisë

    • Disa kanë besim te karrocat dhe kuajt, ‘kurse ne thërrasim emrin e Jehovait’ (7)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 20  Jehovai t’u përgjigjtë në ditë të vështirë! Emri i Perëndisë së Jakobit qoftë mbrojtje për ty!+   Të dhëntë ndihmë nga vendi i shenjtë,+nga Sioni të dhëntë mbështetje!+   Mos harroftë asnjë blatim tëndin;i miratoftë* blatimet e tua të djegura! (Selah)   T’i plotësoftë dëshirat e zemrës+e t’i bëftë mbarë të gjitha planet!*   Ne do të brohorasim për dorën e tij shpëtimtare,+e në emër të Perëndisë+ tonë flamuj do të valëvitim. Jehovai t’i plotësoftë të gjitha kërkesat!   Tani e di vërtet se Jehovai e shpëton të mirosurin* e tij.+ Nga qiejt e tij të shenjtë i përgjigjetme të djathtën e vet shpëtimtare.*+   Disa kanë besim te karrocat, të tjerë te kuajt,+kurse ne thërrasim për ndihmë emrin e Jehovait, Perëndisë tonë.+   Ata janë shembur përtokë e janë rrënuar,kurse ne jemi ngritur sërish e në këmbë po qëndrojmë.+   O Jehova, shpëtoje mbretin!+ Perëndia* do të na përgjigjet ditën kur ta thërrasim për ndihmë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i konsideroftë si dhjamë».
Ose «synimet!»
Ose «me fitoret madhështore të së djathtës së tij».
Një mundësi tjetër «Mbreti».