Psalmet 131:1-3

  • Aq i kënaqur sa një foshnjë

    • Nuk rend pas gjërave tepër të mëdha (1)

Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit. 131  O Jehova, zemra ime nuk është fodulle,as sytë e mi nuk janë krenarë.+ Nuk rend pas gjërave tepër të mëdha,+as kërkoj gjëra të paarritshme për mua.   Jo, por e ngushëllova dhe e qetësova shpirtin* tim,+si një foshnjë* që prehet në krahët e nënës;po, jam aq i kënaqur sa një foshnjë.   Izraeli le të presë Jehovain+tani e përgjithmonë!

Shënime në fund të faqes

Termi hebraik i referohet një foshnje që nuk ushqehet më me gji.