Psalmet 140:1-13

  • Jehovai, Shpëtimtari i fuqishëm

    • Njerëzit e këqij janë si gjarpërinjtë (3)

    • Të dhunshmit do të zhduken (11)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 140  O Jehova, çliromë nga duart e të ligjve! Mbromë nga njerëzit e dhunshëm,+   nga ata që bluajnë veç të këqija në zemër,+që gjithë ditën e ditës kërkojnë vetëm sherr.   Porsi gjarpri e mprehin gjuhën;+helm nepërkash kanë nën buzë.+ (Selah)   O Jehova, më mbro nga duart e të ligjve!+ Më ruaj nga njerëzit e dhunshëm,nga ata që thurin plane për të më vënë shkopinj në rrota.   Fodullët fshehin gracka për të më zënë,e përgjatë shtegut tim, me litarë hapin një rrjetë;+oh, sa kurthe më ngrenë!+ (Selah)   I them Jehovait: «Ti je Perëndia im! O Jehova, dëgjoji përgjërimet e mia për ndihmë!»+   O Zotëri Sovran Jehova, Shpëtimtari im i fuqishëm,ti ma mbron kokën në ditën e betejës.+   O Jehova, mos ua plotëso dëshirat të ligjve! Mos lejo që komplotet e tyre të kenë sukses,përndryshe ata do të krekosen!+ (Selah)   U rënçin mbi kokë gjithë të këqijat që u dalin nga buzëtkëtyre armiqve që më rrethojnë ngado!+ 10  Rrebeshe me thëngjij të ndezur rënçin mbi ta!+ Në zjarr e në gropa të thella* u gremisshin+e mos ngritshin më kokë! 11  Shpifësi mos gjettë vend mbi faqen e dheut!+ Të dhunshmin e ndjektë e liga dhe e vëntë përfund! 12  E di se Jehovai do ta mbrojë të përvuajturin,se ai do t’i sigurojë drejtësi të varfrit.+ 13  Pa dyshim të drejtët do të thurin lavde për emrin tënd;të ndershmit do të banojnë në praninë tënde.+

Shënime në fund të faqes

Ose «me ujë».