Psalmet 32:1-11

  • Lum kujt i falen fajet

    • «Ta rrëfeva mëkatin tim» (5)

    • Perëndia të jep gjykim të thellë (8)

Psalm i Davidit. Maskil.* 32  Lum kujt i janë falur fajet dhe i janë mbuluar* mëkatet!+   Lum njeriu që Jehovai nuk e ngarkon me faj+e në zemrën* e të cilit nuk ka vend për dredhi!   Tek heshtja, kockat më treteshinse nga dhembjet rënkoja gjithë ditën e ditës,+   ngaqë dora jote* rëndonte ditë e natë mbi mua;+fuqitë më ishin shterur* si uji në verën zhuritëse. (Selah)   Më në fund ta rrëfeva mëkatin tim,gabimin tim më nuk e fsheha.+ Thashë: «Do t’ia rrëfej fajet e mia Jehovait»,+dhe ti m’i fale fajin e mëkatet.+ (Selah)   Ja pse çdo besnik do të të lutet+ kur ende mund të të gjejë;+atëherë edhe ujërat vërshuese nuk do të arrijnë dot tek ai.   Ti je streha ku fshihem;ti do të më mbrosh në ditë të zeza+e do të më rrethosh me brohoritje çlirimtare.+ (Selah)   Ti më the: «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën e duhur;+do të të këshilloj e do t’i mbaj sytë mbi ty.+   Mos u bëj si kali a si mushka që s’kuptojnë,+që duhen mbajtur me fre a kapistër kur harbohen,përndryshe s’i afrohen të zotit.» 10  Dhembjet s’kanë të sosur për të ligun,por atë që ka besim te Jehovai, e rrethon dashuria e Tij besnike.+ 11  Gëzoni falë Jehovait dhe ngazëlloni, o të drejtë! Lëshoni britma gëzimi të gjithë ju që keni zemër të sinqertë!*

Shënime në fund të faqes

Ose «i janë falur».
Fjalë për fjalë «në frymën». Shih Fjalorthin.
Ose «indinjata jote; mospëlqimi yt».
Ose «njomësia e jetës më kish humbur».
Ose «të pastër; të ndershme!»