Psalmi 64:1-10

  • Mbrojtje nga sulmet e fshehta

    • «Perëndia do t’i qëllojë» (7)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 64  O Perëndi, dëgjoma zërin kur të përgjërohem!+ Mbroma jetën nga sulmet e tmerrshme të armikut!  2  Më qëndro si mburojë përballë komploteve të të ligut,+përballë lukunive* të keqbërësve,  3  që si shpatë e kanë mprehur gjuhëne si shigjeta i lëshojnë fjalët e helmuara.  4  Fshehtas e godasin të pafajshmin,po, krejt befas e qëllojnë pa iu dridhur syri.  5  Nga qëllimet e tyre të liga nuk heqin dorë,*dhe flasin si e si t’i fshehin kurthet që ngrenë;ja ç’thonë: «E kush do t’i vërë re?!»+  6  Rrëmojnë për marifete të reja që të bëjnë keq,e fshehtas strategji të holla kurdisin;+çfarë bluajnë në skutat më të errëta të zemrës, jo, nuk kuptohet.  7  Por Perëndia me shigjetë do t’i qëllojë+e krejt papritur ata do të plagosen.  8  E keqja do t’u vijë nga vetë buzët e tyre,+e të gjithë ata që do t’i shohin, me përçmim do të tundin kokën.  9  Atëherë të gjithë do t’i pushtojë frikadhe veprave të Perëndisë do t’u bëjnë jehonë,po, do ta kuptojnë fare mirë si vepron ai.+ 10  Falë Jehovait, i drejti do të gëzojë e tek ai do të gjejë strehë;+tërë njerëzit me zemër të sinqertë* do të ngazëllojnë.*

Shënimet

Ose «turmave».
Ose «Nxitin njëri-tjetrin që të bëjnë keq».
Ose «të pastër; të ndershme».
Ose «do të krenohen».