Psalmet 5:1-12

  • Jehovai, strehë për të drejtin

    • Perëndia e urren ligësinë (4, 5)

    • «Më pri në udhën e drejtësisë sate» (8)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në nehiloth.* Këngë e Davidit. 5  Vërua veshin fjalëve të mia, o Jehova!+ Dëgjoje psherëtimën time!   O Mbreti im, Perëndia im, mos i mbyll veshët kur të thërras për ndihmë,sepse ty po ta drejtoj lutjen time!   O Jehova, në mëngjes do të dëgjosh zërin tim,+në mëngjes do të ta zbraz zemrën+ e plot shpresë do të të pres.   Ligësia nuk të sjell kurrsesi kënaqësi, o Perëndi,+ndaj asnjë i lig nuk ka vend pranë teje.+   Asnjë arrogant nuk mund të qëndrojë në praninë tënde,sepse ti i urren të gjithë ata që bëjnë veç keq;+   ata që thonë veç gënjeshtra, ti do t’i shfarosësh;+njerëzit e dhunshëm* e mashtrues të ngjallin neveri, o Jehova.+   Por falë dashurisë sate besnike të madhe,+ unë do të hyj në shtëpinë tënde;+drejt tempullit tënd* të shenjtë do të përkulem me nderim të thellë për ty.+   O Jehova, më pri në udhën e drejtësisë sate,sepse armiqtë më rrethojnë nga çdo anë. Më hiq çdo pengesë nga kjo udhë,+   sepse fjalëve të tyre s’mund t’u zihet besë. Në zemër kanë veçse ligësi,dhe gryka e tyre si varr i hapur,nxjerr veç fjalë lajkatuese.*+ 10  Ja pse ti, o Perëndi, do t’i shpallësh fajtorë;vetë intrigat që kurdisin, do t’ua hanë kokën.+ Dëboji, të lutem, për fajet e tyre të shumta,sepse kundër teje kanë ngritur krye. 11  Por ata që gjejnë strehë te ti, do të gëzojnë,+plot hare do të brohorasin përherë,sepse ti s’do të lejosh t’i prekë askush me dorë. Ata që e duan emrin tënd, do të ngazëllojnë falë teje, 12  sepse ti do t’i bekosh të drejtët, o Jehova;miratimi yt do t’u bëhet mburojë në çdo anë.+

Shënime në fund të faqes

Ose «gjakatarë».
Ose «shenjtërores sate».
Ose «fjalë të sheqerosura; përdor gjuhë lajkatare».