Psalmet 116:1-19

  • Këngë mirënjohjeje

    • «Si t’ia kthej Jehovait gjithë të mirat?» (12)

    • «Do të pi nga kupa e shpëtimit» (13)

    • «Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj» (14, 18)

    • Vdekja e besnikëve është e shtrenjtë (15)

116  Sa e dua Jehovain,se zërin dhe përgjërimet m’i dëgjon!*+   Sa të kem jetë* do t’i lutem,se veshin nga unë e kthen.*+   Litarët e vdekjes më mbështollëne kthetrat e Varrit më mbërthyen.*+ Trishtimi dhe ankthi më pushtuan.+   Atëherë i thirra emrit të Jehovait:+ «O Jehova, më shpëto!»   Jehovai është i dhembshur* e i drejtë;+Perëndia ynë është i mëshirshëm.+   Jehovai i ruan njerëzit e papërvojë.+ Isha katandisur si mos më keq, por ai më shpëtoi.   Unë do të gjej paqe sërish,se Jehovai ka qenë i mirë me mua.   Nga kthetrat e vdekjes më shpëtoi,lotët m’i thau e nuk lejoi që të më merren këmbët.+   Unë do të eci para Jehovait në vendin e të gjallëve. 10  Kisha besim, ndaj fola,+edhe pse i zhytur në dëshpërim. 11  I mbërthyer nga paniku thashë: «Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë.»+ 12  Si t’ia kthej Jehovaitgjithë të mirat që më ka bërë? 13  Do të pi nga kupa e shpëtimit*dhe emrin e Jehovait do të lëvdoj. 14  Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,po, do t’i mbaj para tërë popullit të tij.+ 15  E shtrenjtë* është në sytë e Jehovaitvdekja e besnikëve të tij.+ 16  Ty të përgjërohem, o Jehova,se jam shërbëtori yt,po, jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate. Ti më ke çliruar nga vargonjtë e mi.+ 17  Ty do të të bëj flijime falënderimi,+dhe emrin tënd, o Jehova, do të lëvdoj. 18  Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj,+po, do t’i mbaj para gjithë popullit të tij,+ 19  në oborret e shtëpisë së Jehovait,+në mesin tënd, o Jerusalem! Lëvdoni Jah!*+

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «Mbushem me dashuri se Jehovai më dëgjon!»
Fjalë për fjalë «Gjithë ditët e jetës sime».
Ose «se ai përkulet për të më dëgjuar».
Fjalë për fjalë «vuajtjet e Sheolit më gjetën».
Ose «hirmadh».
Ose «Do të ngre kupën e shpëtimit të madh».
Fjalë për fjalë «E çmuar».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.