Psalmet 50:1-23

  • Perëndia gjykon besnikët e të ligjtë

    • Besëlidhja e Perëndisë «me anë të një flijimi» (5)

    • «Vetë Perëndia është Gjykatës» (6)

    • Të gjitha kafshët i përkasin Perëndisë (10, 11)

    • Perëndia demaskon të ligjtë (16-21)

Këngë e Asafit.+ 50  Perëndia i perëndive, Jehovai,*+ ka folur;mbarë tokën pranë vetes thërretqë nga lindja deri në perëndim.   Perëndia hedh dritë nga Sioni,nga përsosmëria e bukurisë.+   Perëndia ynë do të vijë dhe s’ka për të heshtur.+ Përpara tij flakëron një zjarr që përpin,+rreth e qark tij një stuhi e tërbuar ngrihet.+   Qiejt dhe tokën pranë vetes thërret,+që popullin e tij të gjykojë:+   «Mblidhini pranë meje besnikët e mi,ata që me anë të një flijimi bëjnë një besëlidhje me mua.»+   Kupa qiellore i bën jehonë drejtësisë së tij,sepse vetë Perëndia është Gjykatës.+ (Selah)   «Më dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas;o Izrael, kundër teje kam për të dëshmuar.+ Unë jam Perëndia, po, Perëndia yt.+   Nuk do të të qortoj për flijimet e tua,as për blatimet e djegura që m’i vë gjithnjë përpara syve.+   Nuk kam nevojë për ndonjë dem nga shtëpia jote,as për ndonjë cjap nga vatha jote,+ 10  sepse çdo kafshë e pyllit më përket mua,+madje mijëra e mijëra kafshë nëpër male. 11  Unë i njoh mirë tërë zogjtë e malit+dhe kafshët e panumërta të tokës janë të miat. 12  Po të kisha uri, nuk do të të kërkoja bukë ty,sepse mua më përket toka dhe gjithçka në të.+ 13  Mos kam nevojë të ha mishin e demave?! Mos kam nevojë të pi gjakun e cjepve?!+ 14  Jepi Perëndisë falënderime si flijim+dhe plotësoji zotimet që i ke bërë Më të Lartit.+ 15  Më thërrit për ndihmë në ditë halli,+se unë do të të shpëtoj, dhe ti do të më japësh lavdi.»+ 16  Kurse të ligut Perëndia do t’i thotë: «Ç’të drejtë ke ti të zësh në gojë rregullat e mia+a të flasësh për besëlidhjen time?!+ 17  Se ti e urren disiplinën*dhe u kthen shpinën fjalëve të mia.+ 18  Hajdutëve u fërkon krahët* kur i sheh,+dhe me kurorëshkelësit* bëhesh shok. 19  Me gojën tënde mbjell veç ligësie nga gjuha s’të shqiten mashtrimet.+ 20  Ti ulesh e përflet vëllanë tënd,+përlyen emrin* e birit të nënës sate. 21  Kur i bëre këto gjëra,unë ndenja në heshtje,ndaj kujtove se isha tamam si ti. Por tani do të të korrigjojdhe do ta parashtroj çështjen time kundër teje.+ 22  Ju lutem, ju që më harroni mua, Perëndinë tuaj,+mendohuni mirë për këtë që po ju them,që të mos ju bëj copë-copë e të mos ketë kush t’ju shpëtojë. 23  Ai që më jep falënderime si flijim, më jep lavdi;+ ai që ndjek udhën e drejtë pa u lëkundur,ka për të parë shpëtimin që vjen nga Perëndia.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «Perëndia Jehova, Hyjnori».
Ose «udhëzimin».
Një mundësi tjetër «u bashkohesh».
Ose «ata që kryejnë tradhti bashkëshortore».
Ose «nxjerr në shesh të metat».