Psalmet 56:1-13

  • Lutje kur e përndiqnin

    • «Te Perëndia kam besim» (4)

    • ‘Lotët e mi në calikun tënd’ (8)

    • «Ç’mund të më bëjë njeriu?!» (4, 11)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Pëllumbesha e heshtur që është larg». Psalm i Davidit. Miktam.* Kur filistinët e kapën në Gath.+ 56  Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, se vdekatari po më sulmon!* Tërë ditën e ditës më lufton e nën darën e tij më mbërthen.   Tërë ditën e ditës armiqtë pareshtur më kafshojnë,shumë veta më ngrihen kundër gjithë arrogancë.   Kur frika më pushton,+ te ti kam besim.+   Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,po, te Perëndia kam besim e nuk kam frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?!*+   Tërë ditën e ditës më bien në qafë;mendojnë veç të më bëjnë keq.+   Rrinë në pritë për të më sulmuar,çdo hap timin me kujdes përgjojnë,+me shpresë që të më hanë kokën.*+   Hidhi poshtë për shkak të ligësisë së tyre! Shembi përdhe kombet gjithë zemërim, o Perëndi!+   Syrit tënd nuk i shpëtojnë mundimet që heq në arrati.+ Të lutem, mblidhmi lotët në calikun tënd.+ A nuk i ke shkruar një për një në librin tënd?+   Ditën që do të të thërras për ndihmë, armiqtë e mi do t’ia mbathin.+ Për këtë jam i sigurt: Perëndia është me mua.+ 10  Te Perëndia, fjalën e të cilit lëvdoj,po, te Jehovai, fjalën e të cilit lëvdoj, 11  te Perëndia kam besim e nuk kam frikë.+ Ç’mund të më bëjë njeriu?!+ 12  Do t’i mbaj zotimet që të kam bërë, o Perëndi.+ Flijime falënderimesh do të të ofroj,+ 13  sepse ti më ke çliruar* nga kthetrat e vdekjes+e nuk ke lejuar që këmbët të më merren,+që të eci para teje, o Perëndi, në dritën e jetës.+

Shënime në fund të faqes

Ose «më kafshon».
Fjalë për fjalë «mishi?!»
Ose «të më marrin jetën».
Ose «ti ma ke çliruar shpirtin».