Psalmet 104:1-35

  • Lavde Perëndisë për mrekullitë e krijimit

    • Toka do të mbetet përjetë (5)

    • Verë dhe bukë për njeriun (15)

    • «Sa të shumta janë veprat e tua!» (24)

    • «Po t’ua heqësh frymën, marrin fund» (29)

104  Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+ O Jehova, Perëndia im, sa madhështor je!+ Je veshur me madhështi* e shkëlqim,+   je mbështjellë me dritën+ si me një rrobë,qiejt i ke shpalosur si pëlhurën e një tende.+   Ti i ngre trarët e dhomave të tua të sipërme lart mbi re,*+kurse retë i bën karrocën tënde+ dhe me krahët e erës lëviz.+   Engjëjt e tu i bën si erë e stuhishme,*shërbëtorët e tu si zjarr flakërues.+   Tokën e ke ngritur mbi themele të patundura;+ajo nuk do të luajë vendit* kurrën e kurrës.+   E mbështolle me ujëra të thella si me një rrobë;+ujërat mbulonin majat e maleve.   Sapo ngrite zërin, ato ia mbathën;+nga gjëmimi i bubullimës sate ia dhanë vrapit në panik   —malet u ngritën,+ luginat u ulën—deri në vendin që ti kishe caktuar për to.   Një kufi u vure, të cilin nuk duhej ta kalonin,+që të mos e mbulonin tokën më kurrë. 10  Ti i dërgon ujërat nëpër lugina*dhe ato rrjedhin pa pushim mes maleve. 11  Atje pinë tërë kafshët e egra të tokës;atje shuajnë etjen gomarët e egër. 12  Pranë tyre pushojnë zogjtë e qiellit,që këndojnë mes gjethnajës së dendur. 13  Nga dhomat e tua të sipërme, ti u jep ujë maleve;+toka ngopet me frytin e veprave të tua.+ 14  Falë teje mbin bari për bagëtinëdhe bimësia për të mirën e njeriut,+ që toka të prodhojë ushqim: 15  verën që ia gëzon zemrën njeriut,+vajin që ia shndrit fytyrëndhe bukën që ia mban zemrën.+ 16  Pemët e tua janë ngopur me ujë, o Jehova,cedrat e Libanit që ti vetë mbolle. 17  Atje zogjtë ngrenë folenë,kurse dëllinja është shtëpiza e lejlekut.+ 18  Malet e larta janë shtëpi për dhitë e maleve;+nëpër shkrepa gjejnë strehë lepujt e shkëmbinjve.+ 19  Hënën ti e vure për të shënuar stinët;ti e vure edhe diellin që e di mirë orën e perëndimit të tij.+ 20  Ti sjell errësirën, dhe nata bie;+nëpër të enden tërë kafshët e egra të pyllit. 21  Luanët e rinj* ulërijnë teksa gjuajnë prenë,+dhe Perëndisë i kërkojnë ushqim.+ 22  Sapo shkëlqen dielli,ata tërhiqen e struken në strofkat e tyre. 23  Njeriu shkon në punë të vetdhe punon fort gjer në mbrëmje. 24  Sa të shumta janë veprat e tua, o Jehova!+ Të gjitha i ke bërë me mençuri!+ Toka është plot e përplot me ato që bëre ti! 25  Në detin e madh e të paanë gëlojnë e s’kanë të numëruar krijesa të vogla e të mëdha.+ 26  Atë e përshkojnë anijet dhe leviathani,*+që ti e ke bërë për të lodruar në të. 27  Të gjitha krijesat i mbajnë sytë nga ti,që t’u japësh ushqim në kohën e duhur.+ 28  Ti u jep atyre dhe ato mbledhin;+kur ti hap dorën, ngopen me të mira.+ 29  Kur ti i largon sytë, ato shqetësohen;po t’ua heqësh frymën, marrin fund e kthehen në pluhur.+ 30  Kur ti dërgon frymën tënde të shenjtë, lind jeta;+ti e përtërin gjithë faqen e dheut. 31  Lavdia e Jehovait do të zgjatë përjetë;Jehovait do t’i bëhet zemra mal falë veprave të veta.+ 32  Ai sheh tokën, e ajo dridhet e tëra;i prek malet, e ato nxjerrin tym.+ 33  Gjithë jetën do t’i këndoj Jehovait!+ Sa të jem gjallë do t’i thur lavde* Perëndisë tim!+ 34  Të këndshme qofshin për të mendimet e mia!* Unë do të gëzoj falë Jehovait. 35  Mëkatarët do të shuhen krejt nga faqja e dheut;të ligjtë nuk do të ekzistojnë më.+ Lëvdo Jehovain, o shpirti* im! Lëvdoni Jah!*

Shënime në fund të faqes

Ose «lavdi».
Fjalë për fjalë «në ujëra».
Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «nuk mund të lëkundet».
Ose «vade». Shih Fjalorthin.
Ose «Luanët e rinj me krifë».
Ose «do të luaj melodi për».
Një mundësi tjetër «I këndshëm qoftë meditimi im për të!»
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.