Psalmet 107:1-43

  • Falënderoni Perëndinë për veprat e tij të mrekullueshme

    • U priu në udhën e drejtë (7)

    • Ia shoi etjen të eturit dhe ngopi të uriturin (9)

    • I nxori nga terri (14)

    • Dërgonte fjalën e tij që t’i shëronte (20)

    • E mbron të varfrin nga shtypja (41)

(Psalmet 107–150) 107  Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë;+dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+   Le ta thonë këtë të shpenguarit* e Jehovait,ata që nga dora* e kundërshtarit i ka shpenguar,+   ata që i ka mbledhur nga vende të ndryshme,+nga lindja e nga perëndimi, nga veriu e nga jugu.+   Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkreta,pa gjetur ndonjë qytet ku të banonin.   Ishin të uritur e të eturdhe shpirti po u shuhej nga rraskapitja.   Në ditë të keqe Jehovait iu lutën,+e nga hallet ai i shpëtoi.+   Në udhën e drejtë u priu+drejt një qyteti ku të banonin.+   E falënderofshin Jehovain+ për dashurinë e tij besnike! Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!+   Etjen ia shoi të eturit*e plot me të mira e ngopi të uriturin.*+ 10  Të burgosurit e munduar e të mbërthyer në zinxhirëdergjeshin në terrin e thellë, 11  sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë;s’treguan pikë respekti për këshillën e Më të Lartit.+ 12  Ja pse i përuli* me anë të vështirësive;+këmbët iu morën, por askush s’i ndihmoi. 13  Në ditë të keqe Jehovait iu lutën,e nga hallet ai i shpëtoi. 14  I nxori nga terri i thellëe vargonjtë ua këputi.+ 15  E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike!+ Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve! 16  Ua theu dyert prej bakri e shulat prej hekuri ua këputi.+ 17  Shkeljet dhe fajet në kokë u ranë+ngaqë u treguan të marrë.+ 18  Iu neverit çdo lloj ushqimie ishin në prag të vdekjes.* 19  Në ditë të keqe Jehovait i luteshin,e nga hallet ai i shpëtonte. 20  Dërgonte fjalën e tij, e ata shëroheshin;+i shpëtonte nga gropa e varrit ku kishin ngecur. 21  E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike! Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve! 22  Le t’i paraqitin flijime falënderimi,+e me britma gëzimi le të shpallin veprat e tij. 23  Ata që përshkojnë detet me anije,që nëpër ujëra të paana bëjnë tregti,+ 24  i kanë parë veprat e Jehovait,veprat e tij të mrekullueshme në thellësi të detit;+ 25  kanë parë se si me urdhrin e tij ngrihet një stuhi+ që i ngre lart dallgët. 26  Ato i vërvitin marinarët deri në qielldhe i plandosin në fund të detit,e atyre s’u mbetet fije guximi nga e keqja që i pret. 27  Si të dehur u merren këmbët sa andej këtej,e zotësia e tyre s’u vlen për asgjë.+ 28  Atëherë, në ditë të keqe Jehovait i luten,+e nga hallet ai i shpëton. 29  Stuhinë e shndërron në puhizë,e dallgët fashiten dalëngadalë.+ 30  Ata i gëzohen heshtjes së dallgëve,dhe ai i drejton për në limanin e dëshiruar. 31  E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike! Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!+ 32  Lartësuar qoftë ai mes popullit të mbledhur!*+ Lëvduar qoftë mes këshillit të pleqve!* 33  Ai i kthen lumenjtë në shkretëtirë,burimet e ujit në tokë të zhuritur,+ 34  vendin pjellor në tokë të kripur+për faj të ligësisë së banorëve. 35  E shndërron shkretëtirën në pellg plot kallamishtedhe vendin e thatë në burime uji,+ 36  e atje vendos të uriturin,+që të themelojë një qytet ku të banojë,+ 37  e të mbjellë ara e vreshta+që japin fryt me bollëk.+ 38  Derdh bekime që ai të bëhet i shumtë,e bagëtia të mos i pakësohet.+ 39  Por pastaj shtypja, vuajtja e hidhërimisërish e poshtërojnë dhe e bëjnë të paktë. 40  Mbi fisnikët ai zbraz përçmimdhe i bën të enden nëpër vende të shkreta pa shtigje.+ 41  Por të varfrin e mbron* nga shtypja+dhe familjen ia bën të shumtë, sa një kope. 42  Të drejtëve u kënaqet shpirti kur i shohin këto,+kurse të padrejtët e mbyllin gojën.+ 43  Kush është i mençur, do t’i dallojë këto gjëra+dhe do të bluajë në mendje veprat e dashurisë besnike të Jehovait.+

Shënime në fund të faqes

Ose «të riblerët».
Ose «fuqia».
Ose «atij me shpirt të zhuritur».
Ose «shpirtin e uritur».
Ose «ua përuli zemrën».
Ose «e kishin arritur te portat e vdekjes».
Ose «kongregacionit të popullit!»
Ose «në vendin ku ulen pleqtë!»
Ose «e vë lart», pra, e bën të paarritshëm.