Psalmet 46:1-11
Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Sipas stilit alamoth.* Këngë.
46 Perëndia është streha dhe forca jonë,+ndihmë që gjendet me lehtësi në kohë vuajtjesh.+
2 Ja pse s’do të kemi frikë, edhe sikur toka të shkundet,edhe sikur malet të gremisen në fund të detit,+
3 edhe sikur ujërat e tij të buçasin e të shkumëzojnë,+edhe sikur malet të tunden nga tërbimi i tij. (Selah)
4 Një lumë plot rrëke seç e mbush me gëzim qytetin e Perëndisë,+të shenjtin tabernakull të madhërishëm të Më të Lartit.
5 Qyteti s’ka për t’u përmbysur se në të është Perëndia;+Perëndia do t’i vijë në ndihmë sapo të zgjohet agimi.+
6 Kombet u trazuan, mbretëritë u përmbysën,toka u tret krejt kur Ai ngriti zërin.+
7 Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është streha* jonë e sigurt. (Selah)
8 Ejani e shihni ç’vepra ka bërë Jehovai!
Shihni ç’mrekulli ka bërë në tokë!
9 Luftërat anembanë tokës ai i shuan;+harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë;karrocat* e luftës i bën shkrumb e hi.
10 «Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia.
Unë do të lartësohem mes kombeve,+po, në mbarë tokën do të lartësohem.»+
11 Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është për ne strehë e sigurt.+ (Selah)