Psalmet 70:1-5

  • Kërkesë e ngutshme për ndihmë

    • «Vepro shpejt për mua» (5)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit si përkujtues.* 70  Më shpëto, o Perëndi! O Jehova, nxito të më ndihmosh!+   U turpërofshin e iu nxiftë faqja atyre që më janë qepur për të më marrë jetën! U zmbrapsshin të poshtëruarata që kënaqen për të keqen time!   U zmbrapsshin të turpëruar ata që thonë: «Ah, sa mirë! Sa mirë!»   Por ata që të kërkojnë,ngazëllofshin e gëzofshin falë teje!+ Ata që e duan dorën tënde shpëtimtare, thënçin gjithnjë: «U madhëroftë Perëndia!»   O Perëndi, jam krejt i pambrojtur e i varfër.+ O Perëndi, vepro shpejt për mua!+ Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im.+ Mos vono, o Jehova!+

Shënime në fund të faqes

Ose «për t’u kujtuar».