Psalmet 84:1-12
Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
84 Sa e dua tabernakullin tënd të madhërishëm,*+ o Jehova i ushtrive!
2 Shpirti im ka mall, o Jehova,po, shpirti më digjet për oborret e tua.+
Për Perëndinë e gjallë lëshoj britma gëzimi me gjithë shpirtin e forcën time.
3 Edhe zogu e ka gjetur një shtëpi atje,edhe dallëndyshja një fole për të vegjlit e saj,pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova i ushtrive,
Mbreti im dhe Perëndia im!
4 Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde!+
Ata pareshtur të lëvdojnë.+ (Selah)
5 Lum ata që e gjejnë forcën te ti,+që i kanë në zemër rrugët që të çojnë në shtëpinë tënde.
6 Tek kalojnë Luginën e Bakës,*në një vend plot burime e shndërrojnë;shiu i hershëm e mbulon* me bekime.
7 Ata ecin e ecin, por fuqia s’u shteron;+në Sion gjithsecili del para Perëndisë.
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive, vërja veshin lutjes sime;o Perëndi i Jakobit, më dëgjo! (Selah)
9 Shih, o Perëndia ynë, o mburoja jonë!*+
Shihe me buzëqeshjen tënde miratuese të mirosurin* tënd!+
10 Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë gjetiu.+
Në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim zgjodha të qëndroja,*sesa të banoja në tendat e të ligjve.
11 Se Perëndia Jehova është dielli+ e mburoja jonë;+ai na fal miratim e lavdi.
Jehovai nuk do t’i privojë asgjë të mirëkujtdo që zgjedh të jetojë me integritet.*+
12 O Jehova i ushtrive,lum njeriu që ka besim te ti!+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Sa i dashur është për mua tabernakulli yt i madhërishëm».
^ Ose «Luginën e shkurreve të bakës».
^ Një mundësi tjetër «mësuesi mbulohet».
^ Një mundësi tjetër «Shih mburojën tonë, o Perëndi!»
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «të shërbeja».
^ Shih Fjalorthin.