Psalmet 89:1-52
Maskil.* Psalm i Etanit,+ ezrahitit.
89 Përjetë do të këndoj për dashurinë besnike që më ke treguar, o Jehova;goja ime do t’i bëjë jehonë besnikërisë sate brez pas brezi,
2 se thashë: «Dashuria jote besnike do të mbetet* sa të jetë jeta;+besnikërinë tënde e ke vendosur mbi themele të forta në qiej.»
3 Ti the: «Me të zgjedhurin tim kam bërë një besëlidhje;+Davidit, shërbëtorit tim, i jam betuar:+
4 ‘Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* tënd+ përjetëdhe do ta bëj të patundur fronin tënd brez pas brezi.’»+ (Selah)
5 Qiejt të përlëvdojnë për mrekullitë e tua, o Jehova,po, kongregacioni i të shenjtëve* të përlëvdon për besnikërinë tënde.
6 Në qiej, kush mund të krahasohet me Jehovain?+
Mes bijve* të Perëndisë,+ kush është si Jehovai?
7 Perëndia nderohet thellësisht në asamblenë e të shenjtëve;+ai është i madhërishëm e u ngjall respekt të thellë të gjithë atyre që ka përqark.+
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive, ti je i fuqishëm.
Kush është si ti, o Jah?+
Besnikëria jote të rrethon ngado.+
9 Detet e egërsuara ti i qetëson+e dallgët e tërbuara ti i fashit.+
10 Rahabën* e munde,+ për vdekje e godite;+me krahun tënd të fortë i davarite armiqtë.+
11 Qielli është yti, jotja është edhe toka;+ti e themelove tokën e banuar e gjithçka në të.+
12 Ti e krijove veriun e jugun;Tabori+ e Hermoni+ lëvdojnë emrin tënd plot hare.
13 Krahu yt është i fuqishëm;+dora jote është e fortë;+e djathta jote është lartësuar.+
14 Drejtësia e gjykimi janë themeli i fronit tënd;+dashuria* e besnikëria qëndrojnë gjithnjë përpara teje.+
15 Lum populli që brohoret gëzueshëm,+ o Jehova,ngaqë gëzon buzëqeshjen tënde miratuese!*
16 Falë emrit tënd, gëzon gjatë gjithë ditës,falë drejtësisë sate, ai lartësohet,
17 se ti je lavdia dhe fuqia e tij;+kur gëzojmë pëlqimin tënd, na shtohet fuqia.*+
18 Falë teje, o Jehova, kemi mburojën tonë,se mbreti ynë të përket ty, o i Shenjti i Izraelit.+
19 Në atë kohë u fole besnikëve të tu në një vegim:*
«Një trim të fuqishëm kam forcuar;+kam lartësuar një të zgjedhur nga populli.+
20 Kam gjetur Davidin, shërbëtorin tim,+e me vaj të shenjtë e kam mirosur.*+
21 Dora ime do ta mbështetë,+krahu im do t’i japë forcë.
22 Asnjë armik nuk do të kërkojë haraç* prej tij,asnjë i padrejtë nuk do ta shtypë.+
23 Copë-copë do t’i bëj kundërshtarët para syve të tij+e kam për t’i zhdukur ata që e urrejnë.+
24 Do t’i tregoj besnikëri dhe dashuri,*+e falë emrit tim do t’i shtohet fuqia.*
25 Ai do ta shtrijë dorën* mbi det,e mbi lumenj, dorën e tij të djathtë.+
26 Ai do të më thërrasë: ‘Ti je Ati im,Perëndia im dhe Shkëmbi i shpëtimit tim.’+
27 Unë do ta caktoj si të parëlindur,+si më të lartin e mbretërve të dheut.+
28 Dashuria besnike që kam për të nuk do të shuhet kurrë;+unë nuk kam për ta shkelur asnjëherë besëlidhjen që bëra me të.+
29 Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* e tij përjetëdhe fronin e tij do ta bëj të patundur si qiejt.+
30 Nëse bijtë e tij e lënë ligjin time nuk ecin sipas dekreteve të mia,*
31 nëse i shkelin statutet e mia,dhe nuk zbatojnë urdhërimet e mia,
32 atëherë do t’i ndëshkoj me shkop për mosbindjen*+e do t’i fshikulloj për fajin e tyre.
33 Sidoqoftë, dashuria ime besnike nuk do t’i mungojë kurrë;+premtimin që i bëra, do ta mbaj.
34 Besëlidhjen time nuk do ta shkel+e nuk do t’i ha fjalët që dalin nga buzët e mia.+
35 U betova për shenjtërinë time një herë e mirë,se nuk do t’i them gënjeshtra Davidit.+
36 Trashëgimtari* i tij do të mbetet në jetë të jetëve+dhe froni i tij do të qëndrojë përpara meje sa të jetë dielli.+
37 Do të vendoset patundshmërisht jetë e motsi hëna, dëshmitare e besueshme në qiej.» (Selah)
38 Por ti vetë e ke flakur tej, e ke hedhur poshtë;+të është ndezur zemërimi kundër të mirosurit tënd.
39 I ke vënë shkelmin besëlidhjes që bëre me shërbëtorin tënd;e ke përdhosur kurorën* e tij duke e hedhur përtokë.
40 Tërë muret* e tij të gurta i shembe;fortifikatat ia katandise në rrënoja.
41 Të gjithë ata që i kalojnë pranë, e zhvatin;në sytë e fqinjëve është bërë gazi i botës.+
42 Kundërshtarëve të tij u dhe fitoren;*+të gjithë armiqtë e tij i gëzove pa masë.
43 Edhe shpatës së tij ia ke mpirë tehun*e në betejë nuk i ke dhënë mbështetje.
44 Shkëlqimin ia ke shuar krejt,fronin përtokë ia ke vërvitur.
45 Ditët e rinisë ia ke shkurtuar,e ke veshur me turp kokë e këmbë. (Selah)
46 O Jehova, deri kur do të fshihesh nga ne? Përgjithmonë?+
A do të djegë gjithnjë si zjarr tërbimi yt?
47 Kujto sa e shkurtër është jeta ime.+
Më kot i krijove të gjithë njerëzit?!
48 Cili është ai që rron e nuk vdes?!+
A mund ta shpëtojë njeri veten* nga kthetrat e Varrit?!* (Selah)
49 O Jehova, ku është dashuria besnike që tregoje dikur?
Dashuria për të cilën iu betove Davidit falë besnikërisë sate?+
50 Kujto, o Jehova, si i kanë përbuzur shërbëtorët e tu,kujto si më duhet të duroj* përbuzjen e tërë popujve,
51 kujto, o Jehova, si e kanë fyer armiqtë e tutë mirosurin tënd në çdo hap që hedh.
52 Lëvduar qoftë Jehovai në jetë të jetëve! Amin, po, Amin!+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «do të jetë e qëndrueshme».
^ Fjalë për fjalë «farën». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Ose «i engjëjve të shenjtë».
^ Ose «engjëjve».
^ Mund t’i referohet Egjiptit ose faraonit.
^ Ose «dashuria besnike».
^ Ose «ecën nën dritën e fytyrës sate».
^ Fjalë për fjalë «na lartësohet briri».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «dashuri besnike».
^ Fjalë për fjalë «do t’i lartësohet briri».
^ Ose «autoritetin».
^ Fjalë për fjalë «farën». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
^ Ose «vendimeve të mia gjyqësore».
^ Ose «rebelimin».
^ Ose «diademën».
^ Ose «strehët».
^ Fjalë për fjalë «Dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij e lartësove».
^ Domethënë, është bërë e padobishme.
^ Ose «shpirtin e vet».
^ Ose «pushteti i Varrit?!» Fjalë për fjalë «dora e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «të mbaj në gji».